Në Komisionin e Ekonomisë u diskutuan këtë të mërkurë propozimet për ndryshime ligjore që prekin Drejtorinë e Pergjithshme të Parandalimit të Pastrimit te Parave. Deputeti socialist Xhoxhi propozon krijimin e Agjencisë së Inteligjences Financiare, gjë e cila u konsiderua e pamjaftueshme nga deputetët.
Një propozim i deputetit socialist Klevis Xhoxhi ndryshime ligjore për Drejtorinë e Pergjithshme të Parandalimit të Pastrimit te Parave ka shkaktuar debate në komisionin e Ekonomisë. Propozimi që drejtoria të kthehet në Agjencinë e Inteligjences Financiare për deputetët e të dyja palëve është e pamjaftueshme.
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, tha se qëllimi duhet të jetë rezultati dhe dalja e Shqipërisë nga lista gri për rrezikun e pastrimit të parave.
“Pritshmëria është që të dalim nga lista gri. Duhet të punojë për të ndryshuar titullin, jo vetëm për të rritur pagat. Ne na duhet rezultat. Si të integrohen ligjet e paketës monyval dhe kur të shkojnë përpara organit të drejtësisë të mos dalim me rezultat zero por të dalim nga lista gri”,
Mbështetjen e opozitës për të ndërmarrë një reformë të thellë në këtë drejtim e dha deputetja demokrate Jorida Tabaku.
“Të bëhemi të gjithë bashkë sepse pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit janë probleme shumë serioze. Dhe ne e mbështesim pa asnjë kompleks një reformë të tillë. Ka nevojë për një reformë terësore për mënyrën se si punon institucioni. Ndryshimi i emrit nuk na jep neve zgjidhje” Jorida Tabaku, deputete e PD.
Deputeti Edmond Spaho, tha se Qeveria po sjell ndryshime kozmetike.
“Kemi hyrë në listën gri. Jemi i vetmi vend në evropian dhe skemi shanse që të hiqet edhe për disa vite sepse jemi shndërruart në lavatrace të parave. Dhe kjo smund të bëhet me një ndryshim emri”, tha Deputeti Edmond Spaho“Nuk ka asnjë lidhje me ne fakti që shqipëria është në listë gri. Problemi kryesor ka qenë i lidhur me rastet e shumta që referoheshin nga ne dhe polciia dhe faktin që shumë pak ccështje dërgoheshin në gjykim. Ne kemi një rritje të paprec3edentë për parandalime, konfisikime dhe sekuestrime” tha Artan Shiqerukaj, përfaqësuesi i DPPPP
Ndryshimet në ligjin e ri parashikon që Agjencia e Inteligjencës Financiare të ketë akses në fushën e komunikimeve elektronike, ku mund të kërkojë informacion, të dhëna dhe dokumente të plota nga operatorët që lidhet me identifikimin e klientëve apo abonentëve. Operatorët i përgjigjen kërkesave të Agjencisë brenda 10 ditëve, dhe në raste urgjente brenda një afati më të shkurtër. Në të kundërt mund të përballen me penalitete. Shqipëria u vendos në listën gri të vendeve me rrezik për pastrimin e parave në vitin 2019.