Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot George Frendo ka reaguar në lidhje me heqjen e statusit muze kishës së Shën Sofisë dhe propozimit për ta kthyer në xhami. Frendo përmes një deklarate thotë se UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Ai thekson se ky vendim nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
Reagimi i plotë i George Frendo
Tirana, më 12 korrik 2020
KTHIMI I KISHËS SË SHËN SOFISË NË XHAMI
Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funksionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.
UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.
Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt.
Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve.
Imzot George Frendo
Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit
Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë
kisha katolike duhet të lutet për heroin ton Kombëtarë GJERGJ KASTRIOTIT MEQË NUK E KTHENI KOKËN PAS TASH ZOTI TJU NDIHMOJ, e harruat kalorësin e Krishtit e lat të mjeruar e të copëtuar gjakun e tij tashti mendoheni edhe njëherë.
PërgjigjuNga u be kishë kjo ? Hera e fundit qe hagia sophia ka qënë kishë ka qënë para 600 viteve ,Po bënë 600 vjet xhami .
PërgjigjuPo ca rendesie kane vitet, shtepia e Zotit eshte shtepia e Zotit pergjithmone...por nuk eshte ky debati. Debati eshte qe ajo ishte muze pjese e trashegimise boterore ne unesco, nuk i perket me vetem shtetit turk, i perket pasuri gjithe botes. Kur ishte muze aksesohej nga te gjithe, e ben xhami e futen vetem turqit. Turqia ka mbi 85 mije xhamia, gjysmen i ka bosh ne stamboll, pse te shkaterroje kete pasuri te madhe duke e bere xhami funksionale prap. Keto jane lojrat e erdoganit per tu perplasur me boten e te fitoje vota ne turqi sepse i ka rene reputacioni.
Erdogani ne Tirane duhet shpall PERSON NON GRATA.
PërgjigjuNon Grata per punen e Sofise mo?!