Në seancë e sotme, kryetari i Kuvendit ka paralajmëruar se do të votohen tre akte normative në Parlament të propozuara nga Qeveria, nga këto marrëveshja me vendin që ka sjellë për vaksinat dhe tjetra për dhënie e autorizimit Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrin e shtetit për rindërtim me prodhuesit e vaksinave që janë certifikuar nga SHBA dhe BE.
Por në një reagim deputeti Ralf Gjoni ka kërkuar transparencë për këto akte.
"Duhet të bëhen të ditura tekstet e akteve normave, nuk kemi asnjë tekst të dërguar nga administrata e Kuvendit. Njëra për një vaksinë klandestine që po shpërndahet aktualisht. Marrëveshje sekrete që duhet të miratohen nga ky Kuvend për shkak se na qenka kërkuar nga kompania Pfizer. Unë jam dakord që të vaksinojmë shqiptarët por procedurat duhet të bëhen në mënyrë transparente.
Ndërkohë që Ruçi u përgjigj menjëherë se kjo nuk është e vërtetë.
"Deputet janë të lutur të njihen me to, nuk k asgjë këtu as poër transparencën dhe aq që nuk janë zyrtare. Kjo nuk është një kërkesë vetëm për ne por për të gjitha parlamentet", tha Ruçi
Me të njëjtin qëndrim si Gjoni ishte edhe deputetja Rudina Hajdari.
"Nuk jam informuar lidhur me këtë takim si kryetar të grupeve parlamentare dhe mund të them që nuk jam dakord me këtë mënyrë procedimi, sepse kjo është një çështje shumë sensitive, duhet të jemi sa më transparent dhe aktet normative nuk kanë pse të kalojnë sot, të njihen deputetët dhe qytetarët me këto akte normative. Nuk kemi pse sillemi sikur ka një sekret të madh ne duhet të jemi transparent, si merren, si do sillen, si bëhen marrëveshje dhe këto të njihen edhe qytetarët. Jemi lodhur me këtë histori", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer, Rama: Mund të porositim sasi të tjera! Tre skenarët e vaksinimit, gjithçka për përfundimin brenda 14 muajve!(VIDEO)
K.T.//ReportTv.al