Propozoi amnisti për armë, Kollçaku për Report Tv: Janë 200 mijë armë në duart e qytetarëve

6 Korrik 2023, 19:29| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 19:48

  • Share

TIRANË- Deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku ka propozuar një amnisti për armët. Për Report Tv, Kollçaku tha se e ka bërë këtë propozim për shkak të numrit të lartë të armëve në duart e popullsisë. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti i mazhorancës u ndal në shifra duke thënë se janë mbi 200 mijë armë në duart e qytetarëve. Sipas tij, një amnisti që është bërë në vitin 2017 nuk ka funksionuar.

“Janë propozuar disa ndryshime në ligjin për armët, i miratuar në 2020, kryesisht me licencat, kushtet dhe sigurinë përdorimit të armëve që jepen në përdorim privat. Propozimi im, që në fakt koecidon edhe me programin e qeverisë, strategjinë për armët e vogla të lehta 2019-2024, të krijohen kushtet të ketë një amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve që mbahen në mënyrë të paligjshme nga qytetarët. Jemi të ndërgjegjshëm që kur u hapën depot në ’97 një pjesë e armëve kaluan në dorë të popullsisë, janë bërë disa amnisti, shumë armë nga 500 e ca mijë armë janë grumbulluar dhe dorëzuar vullnetarisht. Aktualisht janë mbi 200 mijë armë të vogla dhe të lehta, municione dhe eksploziva. Amnistia e 2017 s’ka dhënë rezultatet e pritshme janë dorëzuar rreth 2 mijë armë”, tha Kollçaku.

Ai komentoi edhe vizitën e Ramës në Ballkan që po bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë në tetor. Ai tha se ky proces i shërben vendeve të Ballkanit për integrimin ën BE.

“Rama ka lançuar vizitë dy ditore në rajon për përgatitjet për procesin e Berlinit, iniciativë e rëndësishme për integrimin europian. Proces që për shkak të covdid-it dhe disa pengesave të tjera ka qenë i pezulluar. Është lajm i mirë që ky proces po ristarton. Përgatitjet për mbarëvajtjen e kësaj konference janë në rrugë e sipër dhe ka të bëjë edhe me vëmendjen që i kushton Shqipëria rajonit dhe marrëdhëniet e mira me vendet e rajonit”, vijoi Kollçaku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?