Pamje nga keqtrajtimi i kafshës

Propozoi ligjin për mbrojtjen e kafshëve, Tahiri: Ngjarja në Sukth e trishtë! Të reagojnë institucionet

15 Shtator 2020, 15:24| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 15:40

  • Share

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar për ngjarjen e raportuar nga Report Tv, për keqtrajtimin e një kafshe.

Një 50 vjeçar në Sukth, me iniciale F. P, ka lidhur një qen katërputrosh pas makinës së tij dhe e tërheq zvarrë deri sa kafsha ngordhi.

Kjo ngjarje ka sjellë reagime të shumta dhe ish ministri Saimir Tahiri ka thënë se fotot janë të trishta dhe neveritëse. Sipas tij, kafsha është ai në timon dhe ata që nuk reagojnë për këtë ngjarje.

Kujtojmë se në vitin 2016, Saimir Tahiri propozoi ligjin për ashpërsimin e masave për personat që keqtrajtojnë kafshët.

Ai kishte  propozuar dënim deri në 3 vite burg për vrasjen e kafshëve dhe shitjen e lëkurës së tyre.

"E trishtë dhe neveritëse! Kafsha është ai në timon, ata që heshtin dhe ata që kanë për detyrë të reagojnë e nuk e kanë bërë", shkruan Tahiri.


Lajmi kryesor:

(FOTO) Denoncimi në Report Tv, makina tërheq zvarrë qenin, gjobitet autori/ Tahiri: E trishtë dhe neveritëse, të reagojnë institucionet


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?