Prostitucion në qendër masazhi në Tiranë, vëlla e motër ‘tutorë’, gruaja në pranga dhe 23-vjeçari administrator në kërkim! Arrestohet dhe një vajzë 20-vjeçare

11 Janar 2023, 08:52| Përditesimi: 11 Janar 2023, 14:49

  • Share

TIRANË- Një qendër masazhi në Unazën e Re në Tiranë shfrytëzohej për prostitucion. Ambienti administrohej nga 23 vjecari Kristos Halili, i shpallur në kërkim nga policia.

Motra e tij 28 vjeçare Kristiana Halili, u vu në pranga pasi akuzohet se shfrytëzonte një vajzë 20 vjecare si punonjëse seksi në këtë qendër, gjithashtu e arrestuar.

Policia sekuestroi 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.  

Kristina rekrutonte vajzat e reja, të cilat përdoreshin për prostitucion duke u kamufluar si qendër që ofron shërbime masazhi. Qendra e masazheve ndodhej në zonën e Astirit në Tiranë.

‘Eden_massage_esthetic’ quhej qendra e masazheve që përdorej për prostitucion. Në ektraktin e nxjerrë në QKR biznesi i cili menaxhohej nga motër e vëlla Kristina dhe Kristos Halili, thuhet se qendra përdorej për masazhe, depilime e trajtime fytyre. Por në rrjetet sociale duket se reklamoheshin më tepër se këto shërbime.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ekstrakti  i QKR së biznesit

Ora 11:46
‘Niseni javën duke rezervuar orarin’, kjo është qendra e prostitucionit në 'Astir', motër dhe vëlla e menaxhonin

1673433617_page.jpg

‘Eden_massage_esthetic’ quhej qendra e masazheve që përdorej për prostitucion në Tiranë e cila u godit sot nga policia e Shtetit.

Në ektraktin e nxjerrë në QKR biznesi i cili menaxhohej nga motër e vëlla Kristina dhe Kristos Halili, thuhet se qendra përdorej për masazhe, depilime e trajtime fytyre. Por në rrjetet sociale duket se reklamoheshin më tepër se këto shërbime.

Kristina rekrutonte vajzat e reja, të cilat përdoreshin për prostitucion duke u kamufluar si qendër që ofron shërbime masazhi. Qendra e masazheve ndodhej në zonën e Astirit në Tiranë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avokati: 12/01/2023 09:06

    Një gjë nuk kuptoj, kto qendra masazhe sh janë të përhapura kudo në Tiranë dhe reklamohet hapur nëpër rrjetet sociale, pse nuk ndërhyhet të të gjitha po bëhen kshu ndërhyrje selektive?

    Përgjigju
  • XXX: 11/01/2023 11:41

    Po lerini ore 60 mije lekshat rehat to bejne qef se lat nam

    Përgjigju
  • Gallate: 11/01/2023 10:53

    Ueee ca leku i modh, 60 mije leke ore! Pika qe s'iu bie!

    Përgjigju
    • Adela: 13/01/2023 20:09

      Jane 60 mij te reja dmth 600

  • Toni: 11/01/2023 10:21

    Po lëreni mo njerezit t q**en...c'është kjo punë kështu.

    Përgjigju
  • Vlora: 11/01/2023 09:11

    me 60000 leke i paska thare nja 10 vete kjo hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?