Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Prostitucion dhe rrëmbime/ Kërkohej nga Italia prej 17 vitesh, arrestohet në doganën e Qafë-Thanës shqiptari nga Tetova

21 Tetor 2018, 11:15| Përditesimi: 21 Tetor 2018, 11:28

  • Share

QAFË-THANË-  Një 44-vjeçar nga Tetova është arrestuar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Monzës në Itali.

Ndaj Musli Halitit që në qershor të vitit 2001 është caktuar masa ”arrest me burg" për kryerjen e veprave penale "Shfrytëzim Prostitucioni" dhe "Rrëmbim personi".

Specialistët e Seksionit për trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë të Musli Halitit.

Policia 

Njoftimi i plotë i policisë:

Qafë-Thanë 

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Rrëmbim personi".

Specialistët e Seksionit për trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar: 

Musli Haliti, 44 vjeç, banues në fshatin Dobroshtë-Tetovë,(Maqedoni).

Arrestimi i tij u bë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Monzës në Itali, me vendim penal nr 316/2001 E.S datë 04.06.2001, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për kryerjen e veprave penale "Shfrytëzim Prostitucioni" dhe "Rrëmbim personi" parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?