Shërbime 'ekstra' me nga 5 mijë-30 mijë lekë/ Kjo është qendra e masazhit që u kthye në vatër prostitucioni, pranga menaxherit! Rekrutonte vajza nga njoftimet në gazetë

11 Nëntor 2020, 08:51| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 15:35

  • Share

TIRANË- Menaxheri i një qendre masazhi në Tiranë ka rënë në pranga për shfrytëzim prostitucioni pasi rekrutonte vajza nëpërmjet njoftimeve në gazetë me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. I arrestuar në flagrancë është 35-vjeçari Fatjon Hyka. Ai akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa hetohen në gjendje të lirë edhe 4 vjaza të punësuara në këtë qendër.

Qendra e masazhit e njohur me emrin 'Delir' në të cilën kryhej aktiviteti i paligjshëm ndodhet në afërsi të gjimnazit "Petro Ninit", pranë sheshit Willson. Mësohet se vajzat që janë përdorur për prostitucion janë nga mosha 20 deri në 30 vjeçe. Klientët që kanë marrë shërbime seksuale në këtë qendër janë kryesisht të huaj, ndërsa shumat që paguanin për shërbimin variojnë nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë.

Hetimet në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm për shfrytëzim prostitucioni kanë filluar prej disa muajsh dhe janë finalizuar me arrestimin e menaxherit.  Policia thotë se hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Biznese të tilla të qendrave të masazhit janë kthyer në një vatër të nxehtë të shfrytëzimit të prostitucionit. Edhe disa muaj më parë policia kreu dy operacione në dy zona të ndryshme të Tiranës ku në pranga u vunë menaxherë të qendrave që kanë ofruar shërbime ekstra.

Ora 15:22
'Masazh suedez e tailandez'/ Kjo është qendra e masazhit 'Delir' në Tiranë që ishte shndërruar në 'fole' prostitucioni (FOTO)

Report Tv sjell video nga qendra e masazhit parë shkollës 'Petro Nini Luarasi' që ishte kthyer në një vatër prostitucioni. Ajo njihej me emrin 'Delir'.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/11/2020 00:42

    Vitin e kaluar pronari i skuadres /PATRIOTS/,Robert Kraft u kap mat si nje nga klientet frekuentues, ne nje situate te ngjashme ne Florida.Policia qe kishte kohe qe i po i verzhgonte beri arrestime,vetem se vajzat ishin aziatike ne kete rast.U sekuestruan kamerat e biznesit dhe ceshtja kaloi ne gjyq,por Kraft ia hodhi paq, ngaqe eshte milioner.

    Përgjigju
  • vera: 11/11/2020 17:49

    SHKO TANI o plehre dhe beji masazh te burgosurve ne burgun e tiranes,,,ishallah ta cajne marmiten....

    Përgjigju
  • Gazmend: 11/11/2020 14:03

    Gocat ate pune nuk e bejne per tu ushqyer por per tu pasuruar me shpejt sepse i pelqejne parate e fituara kollaj, gjithsesi jam dakort te jete e ligjshme ku te paguajn edhe taksat

    Përgjigju
  • Mgjes: 11/11/2020 09:05

    Po pse nuk i lini te punojne? Wofte masazhi qofte seksi i bejne mire ketij populli te stresuar. Tani qe ka dhe bllokime covidi, kto qendra qetesojne miletin, ndryshe hidhen nga katet e spitaleve!!! Po pse Gjermania apo Austria qe i lejojne, jane budallenj? Apo na mbyti ndershmeria neve, duke mbushur rruget e botes me gocat shqiptare... mortja qe su ha!! Shkoni ore shikoni vjedhjet kolosale neper tendera, e lerini gocat te ushqehen.

    Përgjigju
    • hako: 11/11/2020 16:00

      Cfare thua ore i vrare, meqe kemi mbushur rruget e europes, te mbushim edhe pallatet tona.Besoj qe nuk do te pelqente qe familja jote te kishte komshi nje biznes te tille.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?