Futbollisti i Besiktas Ernest Muçi

Sport

Protagonist si zëvendësues, Muçi nuk shmang dot disfatën e Besiktas! E mund Demirspori i Kurtulan (VIDEO)

17 Dhjetor 2024, 11:56| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 12:01

  • Share

Futbollisti i kombëtares shqiptare Ernest Muçi ka marrë sërish minuta me Besiktas pas dëmtimit që pësoi me kuqezinjtë në nëntor. Këtë herë, në ndeshjen kundër Adana Demirspor, Muçi u aktivizua në fillim të pjesës së dytë kur Besiktas po humbiste 2-0, ndërsa ishte protagonist në golin që vulosi sfidën në 2-1.

Muçi, pasi fitoi duelin me shqiptarin e Demirspor, Arda Kurtulan, krosoi një top në zonë për ngushtuar diferencat. Megjithatë Besiktas nuk arriti të dilte me pikë nga kjo përballje.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?