Politikë

Protesta çdo të enjte! A do të ketë tubim nesër opozita e bashkuar?

27 Shkurt 2019, 13:23| Përditesimi: 27 Shkurt 2019, 13:25

  • Share

Nesër opozita e bashkuar shqiptare nuk do të mbajë protestë para parlamentit, siç u lajmërua më herët nga liderët politikë, se do të ketë protestë çdo të enjte, kundër qeverisë Rama.

Vendimi i opozitës vjen, pasi të enjten nuk do të mbahet seancë plenare.

Protestat, siç u tha edhe dje nga kryetarët e PD, Basha dhe Monika Kryemadhi e LSI-së, do të mbahen sa herë që të ketë seancë plenare.

Mbetet e pandryshueshme protesta e 16 Marsit, përpara Kryeministrisë.

Kujtojmë që dje për 3 orë opozita mbajti protestë para parlamentit, ndërsa pati edhe konfrontim me policinë.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?