Tiranë - Lidhur me protestën e djeshme para bashkisë së Tiranës, thirrur nga Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, DVP e Tiranës ka ndaluar një 38-vjeçar, E.V., banues në Kurbin.
Ndalimi i tij është bërë për disa vepra penale, që lidhen me aktet e dhunshme në protestën e 8 të para bashkisë së Tiranës, ku nuk munguan molotovët.
'- E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës". Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 16 maj, në lidhje me protestën e datës 14 maj 2024.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
38-vjeçari nga Kurbini u pa dje në protestën e Rithemelimit teksa ishte maskuar si 'kamikazë' që të mos njihej, duke hedhur molotvë drejt godinës së bashkisë.
Ndërkohë ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 3 persona të tjerë: K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë.