Protesta e Berishës, 1500 efektivë në terren! Blindohet Kryeministria dhe Kuvendi! Rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00 deri në përfundim të tubimit

10 Shkurt 2023, 12:00| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 22:24

  • Share

1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren ditën e nesërme për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

Rrugët ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve nga ora 06:00 dhe do të bllokohet qarkullimi nga ora 10:00 janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Protesta nuk ka një limit kohor se kur do të mbarojë pasi PD e Berishës thotë se do e përcaktojnë vetë qytetarët. Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi 'Skëndërbej' dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë.

Kjo protestë u njoftua nga Berisha pasi në akt-akuzën amerikane për agjentin e FBI, Charles McGonigal përmendej se ai ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama. Opozita e ka akuzuar kryeministrin Rama se ka paguar McGonigal për të shkatërruar PD, por nga ana tjetër kreu i qeverisë thotë se ka zhvilluar takim me agjentin në cilësinë e zyrtarit të FBI dhe se nuk ka asnjë lidhje me hetimin në SHBA. 

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

 

Ora 19:27
Nesër protesta e Berishës, blindohet Kryeministria dhe Kuvendi

 

Ka nisur blindimi i godinës së kryeministrisë, ndërsa nesër përballë saj do të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu po blindohet edhe Kryesia e Kuvendit.

Ora 13:46
Protesta e Berishës, policia njofton planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00

1675433459_640056ec1d675b50b2c3e9baabdf3cd478e0.png

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet në datën 11.02.2023, në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, do të angazhojë shërbimet e Policisë, për bllokimin e qarkullimit në disa segmente rrugore, si dhe për bllokimin e pjesshëm të qarkullimit në disa segmente të tjera rrugore. 

Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga ora 06:00 e datës 11.02.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara: 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 11.02.2023 deri në përfundim të tubimit. 

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. 

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe në segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • balli i kombit: 11/02/2023 02:38

    ngrihuni,,bjerini,,qenit komunist,,,korrini dhe shtypini katundare e punetore qe nga shkodra e gjer ne vlore...shqiperia e shqipetareve,,vdekje tradhetareve...

    Përgjigju
  • Iris: 11/02/2023 00:26

    Si ka mundesi qe sa e sa familje shqiptare u futen ne sherr mes vedi e u percane ne fillim te viteve 90'per hir te ketij personi?! Sa e sa debate kemi patur ne familje pse ishim te ndare ne dy kampe politike.Deri tek ne vinin ulerimat e te thirrurat e komshijve te mi qe banonin nje kat me poshte,kur ziheshin per Berishen e Nanon dikur.

    Përgjigju
  • Arion: 10/02/2023 13:57

    SI KA MUNDESI QE NUK NGRIHET NJEHER KY POPULL TE KERKOJ DENIMIN E KETIJ PLEHRE VICIDOLI QE E BERI SHQIPERIN CECENI ,KY SHPELLAR INJORANT I ARDH NGA SHPELLA KU DHE ARIU NUK JETONTE, KY KRIMINEL ME FAMILJEN E VET ,POPULLI MOS TI SHKOJ PAS KETI JASHTQITJE POR TE NGRIHET PER TA LARGUAR KETE RRUGAC ,SPAK U DUKE SIKUR CFAR ISHE POR JE ASPAK.

    Përgjigju
  • TANUSHI TA MUSHI: 10/02/2023 12:14

    Si ka mundësi që dhe mbas 30 vjetësh populli i mbaruar Shqiptar vazhdon dhe meret me KRIMINELIN HAJDUT SPIUNIN E SËRBIT MALOKUN SALI BAJGA. NJË BASTARD , NJË FUNDËRRIN E QELBUR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?