Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest në shtëpi” për protestuesin Sokol Ndoj, i ndaluar pas protestës së 26 nëntorit në kryeqytet.
Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorisë me argumentin se i riu duhet të qëndrojë në këtë masë. pasi rezulton të ketë edhe dy precedentë të ngjashëm në protestat e kaluara.
Dje u lirua me detyrim paraqitje lir Ahmedani, ndërsa në total ishin shoqëruar në polici 50 protestues.
Çfarë ndodhi ne protesten e 26 nentorit 2024
Pasditen e djeshme për rreth 3 orë militantët e PD dhe disa prej mbështetësve të opozitës ishin ndarë në disa pika të ndryshme të Tiranës, duke tentuar bllokimin e trafikut dhe vijimin e aksionit të tyre të mosbindjes civile.
Pati përplasje dhe me policinë.
Gjithsej po hetohen në gjendje të lirë 82 persona, mes tyre janë dhe 16 deputetët organizatorë.
Emrat e 16 deputetëve dhe eksponentëve të PD-së në hetim nga policia:
1- Ervin Minarolli (Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në PD)
2- Flamur Noka, deputet i PD-se
3- Gazment Bardhi - deputet i PD-se
4- Oerd Bylykbashi - deputet i PD-se
5- Luan Baçi - deputet i PD-se
6- Bledion Nallbati - deputet i PD-se
7- Lefter Gështenja - deputet i PD-se
8- Saimir Korreshi - deputet i PD-se
9- Asllan Dogjani - deputet i PD-se
10- Albana Vokshi - deputet i PD-së
11- Petrit Vasili deputet i Partisë së Lirisë
12- Petrit Doda - deputet i PD-së
13- Isuf Çela - deputet i PD-së
14- Andia Ulliri -deputet i PD-së
15- Greta Bardeli - deputet i PD-së
16- Lindita Metaliaj - deputet i PD-së
S.G/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
77.3%
-
Jo
18.3%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 3358