Protesta e 6 dhjetorit, s'tërhiqet Sali Berisha: Ne nuk e lëshojmë Bulevardin! Gjithçka do jetë në dorë të protestuesve

1 Dhjetor 2022, 12:18| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 15:44

  • Share

TIRANË- Sali Berisha nuk tërhiqet nga protesta e 6 dhjetorit, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE- Ballkani Perëndimor. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se protesta do të jetë madhështore dhe se ato nuk e lëshojnë Bulevardin. I pyetur se ku do të protesojnë nëse kordoni i policisë do të vendoset te ura e Lanës, Berisha u shpreh se gjithçka do të jetë në dorë të protestuesve.

'Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk janë si Edi Rama. Liderët europianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre, dhe ata e dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor burojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ato do të vendosen insitu, por ne bulevardin nuk e lëshojmë!'- u shpreh Berisha.

Berisha falënderoi edhe presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier që mbajti fjalën e tij sot në Kuvendin e Shqipërisë, dhe tha se Gjermania është një nga vendet që ka mbështetur më së shumti Shqipërinë.

'Një përshëndetje të përzermërt presidentit Steinmeier për këtë vizitë në vendin tonë. Presidenti vjen këtu si mik dhe kryetar i një shteti që ka ndihmuar Shqipërinë nga viti ‘90 deri me sot me mbi 1 miliardë e 300 milionë euro. Një vend që ka mbështetur Shqipërinë në të gjithë përpjekjet e saj për të vendosur demokracinë dhe ekonominë e tregut. Si ministër i Jashtëm, ai ka mbështetur çlirimin e Kosovës së bashku me qeverinë e vendit të tij. Interesi i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë gjithmonë prezent. Kam mirënjohje për kujdesin e tij njerëzor tejet të çmuar që tregoi për presidentin Bujar Nishani në momentet më kritike të jetës së tij. Me këtë rast, në emër të PD, i shpreh mirënjohjen më të thellë për aktin dhe gjestin e tij shumë njerëzor në mbështetje të përpjekjeve të presidentit Nishani në sëmundjen e tij.- tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se masat që do të marren në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe se do të jenë standarde të vendosura nga Këshilli Evropian e shtoi se siguria e liderëve evropianë do të garantohet. Kryeministri nënvizoi se janë masa sigurie të bazuara në kritere dhe standarde që duhet t’i garantojë çdo vend që merr përsipër organizimin e një samiti të këtyre përmasave, ndërsa shtoi se nuk do të jetë ditë pushimi zyrtare, ndryshe nga sa ishte raportuar.

Kujtojmë që ky Samit që është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin, po zhvillohet në një kohë kur klima politike në Tiranë nuk është e qetë. Kjo sepse po në 6 dhjetor, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë dhe pavarësisht se Policia dhe Bashkia nuk i kanë dhënë leje, ai këmbëngul që protesta do zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/12/2022 03:50

    Kini kujdes se ky ka per t'a derguar turmen ne bulevard qe ne daten 5,per te mos thene 4,vetem keshtu bulevardi /nuk leshohet/.Dhelpra plake u ka lene dore te lire protestuesve!Nga nje ane tha do bejme proteste paqesore e shembullore,nga ana tjeter do t'i leshoje si zagaret //te bejne c'te duan//!!!

    Përgjigju
  • Sifi: 01/12/2022 16:37

    Behu burre dhe udhehiq protesten qe kerkove vet dhe mos u fshih mbas hallexhinjve.Policia te thirri se e ke vendosur vet 6 dhjetorin per proteste dhe te laajmeroi mos te prekesh kufurin e sigurise.Ne se i del kundra shtetit ,ai duhet te veproj ndaj teje.Ke 31 vjet qe i ve zharrin vendit dhe jakbesirat ne sistemin e drejtesise te kane toleruar.Kush organ shteteror nuk reagon ndaj shkelesve te rregullave te shtetit te largohet nga detyra.Shteti nuk eshte han ,te bej cfar te doje Sali Berisha dhe te tijet.Mjaft !

    Përgjigju
  • Drini Papa: 01/12/2022 14:04

    Te erdhi ngordhja or qen plak!

    Përgjigju
  • XHEVAHIR BILAL HAXHIU: 01/12/2022 13:18

    O Sali mor kriminel hajdut prit se do shikosh se so prasin do ta hash mor maloku apash.

    Përgjigju
  • Kistra: 01/12/2022 12:53

    Do Zoti ke keto mend edhe me date 6, pastaj do e shikosh a do ta leshosh bulevardin. Kesaj radhe policia nuk do beje shaka, sepse nuk mundet. Kaq e thjeshte eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?