Protesta e 7 tetorit, Noka mbledh drejtuesit politikë në selinë e PD-së

8 Tetor, 13:06| Përditesimi: 9 Nëntor, 21:22

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Flamur Noka, mbledh sot drejtuesit politikë një ditë pas protestës. Në fokus të takimit është analiza e protestes se djeshme, dhe strategjia në vazhdim e protestave dhe mosbindjes civile.

Të hënën e 7 tetorit protesta nuk ofroi asgjë të re veç zgjerimit të listës së godinave të goditura me molotov.

Pjesëmarrja ishte shumë e ulët përtej pritshmërive të vetë Patisë Demokratike. E vërtuan dhe pamjet me dron të Report Tv në momentin kulminant para Kryeministrisë, aty ku do të ishte pikënisja.

Ndoshta ky ishte edhe shkaku që protesta filloi mbi 40 minuta me vonesë. E pas ecejakeve me molotovë edhe ato protestues që ishin mbledhur që në fillim kishin firuar në pak siç shihen edhe nga pamjet me dron të Report tv, në momentin kur krerët e PD-së u zhvendosën në PD për ta mbyllur protestën.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?