Protesta e 8 janarit/ Jupi: Më fluturuan xhama e gurë para fytyrës! Pezullimi i mbështetëse të Berishës, kohë për të reflektuar! Bumçi: S'kishte dhunë! Tërhiqemi përkohësisht nga marrja e selisë

11 Janar 2022, 18:43| Përditesimi: 11 Janar 2022, 20:26

  • Share

TIRANË- Në një debat të ashpër në 'Studio Live' në Report Tv, anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi dhe ish-deputeti Aldo Bumçi ndajnë mendime të ndryshme sa i përket protestës së 8 janarit.

Jupi e cila ishte në mbledhjen që po zhvillohej në kat të dytë, ishte dhunë, duke thënë se po përjetonte momente stresi dhe ankthi pasi po i 'fluturonin' xhama e gurë përpara syve të saj.

"Mbaj mend që kemi qenë në mbledhje që ka filluar rreth orës 09:00, kam shkuar 10 minuta para, pastaj filloi me një mbledhje të kryetarëve të degës dhe anëtarëve, ka ishte planifikuar një ditë e shtunë dinamike, ka qenë një moment dramatik kur në mbledhje më fluturuan para fytyrën, xhama, gur, kur gjithë paneli pati një thyerje të me njëhershme, kishte një ankth për atë që zhvillohej brenda dhe atë pjesë të demokratëve që e veçoj për prezencën e tyre, jo të gjithë demokratët kanë qenë pjesë e foltores dhe në protestë, nuk i quaj agresor, kanë qenë alibia dhe nevoja për t'i pasur Berisha si mbulesë, për të fshehur fytyrën e vërtetesë të ashtuquajturës protestë. Në protestë paqësore nuk marr pllaka trotuaresh, nuk marr varre", tha Jupi.

Nuk ka qenë i këtij mendimi, Aldo Bumçi, i cili me një ton të ashpër në lidhjen 'Skype' përballë gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj tha se në 8 janar nuk kishte dhunë! Ai ka bërë me dije edhe veprimet që do të ndjekin në vijim mbështetësit e Berishës, mes të cilave do të jenë protestat e fuqishme. Marrja e selisë do të lihet në një moment të dytë. 

"Nuk ka dhunë, ka 12 pacientë të plagosur, ka qendra që kanë asfiksuar me gaz, nuk ka asnjë brenda selisë të plagosur apo policë. Ne vendosëm një datë dhe e njoftuam, nuk shkuam se kishte mbledhje, ne caktuam një datë këto caktuan mbledhje, kush iu tha të kyçin derën, nuk ka PD të blinduar, ndaj kujt blindohen, kjo ka ndodhur se Basha nuk do të votëbesohet, është gati të bëjë gjithçka, kishte njerëz të dënuar për vrasje, brenda në seli, kjo është dhuna, ne nuk kishim gaz, janë pamje filmike brenda PD që kanë të njëjta gaz si policia, janë parë me hunj dhe më pas thirri policinë dhe ia suli policinë demokratëve. Basha është një peng i Edi Ramës, një hiç, politik dhe moral. Ne kemi 2-3 veprime për të bërë, do të bëjmë opozitë kundër Edi Ramën, do vijojmë me zgjedhjet në të gjitha nivelet kudo, do protestojmë fuqishëm. Selia mbrohet me polici, dhe selinë do e marrim në një moment, kjo është e përkohshme, sot Rama ka kapur Bashën, po jo opozitën", tha Bumçi.

Kryesia e Partisë Demokratike sot mori vendimin për përjashtimin e 8 anëtarëve dhe pezullimin e 19 të tjerë. Ky pezullim, për Jupin është një kohë që iu është lënë demokratëve për të reflektuar për dhunën e 8 janarit. Mirëpo, Bumçi, pjesë e listës së të pezulluarve, thotë se nuk e njeh këtë vendim.

"Dua t'i kërkoj ndjesë, në DP nuk jam thjesht një anëtare, do kisha shpresuar që nga zëra si Zoti Bumci ta kishin dënuar dhunën, kjo nuk ndodh dhe ky diferencimi që ne i kemi thënë si afat për të reflektuar, për të dënuar dhunën dhe për t'u distancuar nga dhuna. Nuk besoj se dhuna është i vetmi mjet për të legjitimuar atë që ata kanë nisur", u shpreh Jupin.

"Nuk ekziston Kryesia e PD, nuk ka një Kryesi, Kuvendi i 11 dhjetorit, 4446 delegatë që janë kryetarë të PD në të gjitha nivelet u mblodhën dhe kanë pezulluar të gjitha strukturat, kanë krijuar një Komisionit rithemelimi dhe hapjen e zgjedhjeve, ku do të zgjidhet dhe Këshillit dhe kryesia e re, Kuvendi është organi më i lartë i një partisë, dhe votimin në stadium për shkrirjen e institucioneve dhe ky është vendimi më i lartë politiko ligjor që ka prodhuar ky vendi, gjithçka tjetër është vendimmarrje e pavlerë e njerëzve që ka mbledhur Basha", deklaroi Bumçi në Report Tv.  

Ora 19:09
Mbledhja e PD-së për përjashtimin e Berishës zgjati deri në mesnatë, anëtarja e Kryesisë zbulon arsyen! (S'ka të bëjë me debatet)

Një nga debatet që është përfshirë sot PD është mbi arsyet se përse vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga partia si edhe pezullimi 19 të tjerëve, është marrë në një mbledhje të orëve të vona. Anëtarja e Kryesisë, Taulanta Jupi ka zbuluar në 'Studio Live' arsyen.

"Ndërpremë mbledhjen se disa do të shkonin në studion, kjo tregon se nuk bëjmë mbledhje pa kuorum, erdhën nga ora 11 dhe vazhdoi deri në 2:30. Ka pasur mendime të  ndryshme, por ishim të gjithë që duhet të dënonim dhunën, që PD nuk ishte ajo që pamë atë ditë. Mendime ndryshe dhe diskutime rrodhën, t'i përjashtonim si bllok, apo lloj distancimi, për ata kolegë si Aldo psh", tha Jupi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xoni: 11/01/2022 20:31

    Shikoni se cfar thote ky homo, nuk kishte dhune sepse dhune keta quajne kur ka vrasje....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?