Klevis Balliu

Protesta e Astirit/ Balliu pranë Gjykatës së Tiranës: Të bashkohen çështjet në një të vetme, qytetarët po arrestohen nga dëshmitë e efektivëve

21 Dhjetor 2020, 12:44| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 15:39

  • Share

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, nga Gjykata e Tiranës ku është thirrur sërish në cilësinë e të pandehurit bashkë me disa qytetarë të tjerë në lidhje me protestat për ndërtimin e Unazës së Madhe, ka kërkuar që të bashkohen çështjet në një të vetme.

Kjo pasi sipas tij pasi për protestat ka mbi 300 procedime të cilat siç thotë Balliu do të donin 7 breza që të hetoheshin.

“Sot ishte një nga gjyqet për protestën Unazës. Sot prokuroria paraqiti dëshmitarët dhe të ashtuquajtura prova. Dëshmitarët janë efektiv policie, duke filluar me Elvis Karafilajn, që pretendon se i kam thyer krahun. Ishte i njëjti efektiv që më shoqëroi në rajonin nr.6. Do shihen kamerat. E kam pasur shikimin të kompromentuar pasi mu hodh gaz në sy. Pas një jave jemi prapë këtu. Po janë thirrur në cilësinë e të pandehurit. Të gjitha protestat kanë një akuzë, dhe prokuroria duhet t’i bashkohej këto.

Unë jam i pandehur, banorët e Astrit janë të pandehur. Dëshmitarë sjellin këta policë, që dhunojnë artist, që dhunojnë qytetarët, apo ata për vrasjen e Klodjan Rashës, apo ata që dhunuan pedagogen.

Për dosjen 184 mbaruan afatet. Gjatë karantinës mua policia më erdhi në shtëpi dhe më tha; s’ka problem për karantinën, se duam të ruajmë afatet. Po këtë të Ëliksin pse nuk shkuan që të kapnin. Pse i lejuan që të iknin afatet. Ne çdo javë ne gjyq. Ky është raporti i OKB që thotë se; në Shqipëri nuk arrestohet asnjë për çështje korruptive. Kam qenë në protestë, e do dal në protestë. Kush po e mohon këtë? Këtu arrestojnë banorët e Unazës me dëshmi të policisë.

Kemi 2 vjet e gjysmë dhe nuk kemi para një grafi të krahut të thyer të këtij policit, Karafili. Ku i kanë provat? Sot policia e Shtetit drejtohet nga ish-bashkëpunëtor të sigurimit të Shtetit. Këta janë emra që unë përmend, nga Gjevalin Lokal etj, janë pjesë e sigurimit të shtetit dhe sot po dënojnë qytetarët. Kush policë janë ata që dëshmojnë?!

Ka shumë gjyqtarë këtu që kanë më shumë telefonata me politikanë. Ajo që po ndodh me banorët e Unazës, ka 2 vite që këta qytetarë paguajnë avokate e ka kosto. Kam mbi 300 procedime penale. Do duhen 7 breza që t’i shlyejmë. Edhe për çfarë?! Se kemi dalë në protestë. Kemi qenë në protestë. Çështja është se pse është protestuar. Se u vodhën 40 mln euro. Ku janë hajdutët?!”, tha Balliu.

Komento

Komente

  • Ky po: 21/12/2020 19:30

    Me krric nuk e ben nena. Se per babe ka babane e mushkes

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/12/2020 17:20

    Në tërë botën dëshmojnë edhe efektivët policor, ata e kan edhe këtë punë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?