Deputeti socialist Benet Beci ka shprehur sërish hapur mbështetjen për banorët e Dukagjinit të cilët protestuan për ndëërtimin e rrugës q ëi lidh me Shkodrën. Në një postim në facebook, deputeti Beci shkruan se do ta firmosë edhe peticionin që do t’i dërgohet autoriteteve.
“Sot në Shkodër po mbahet protesta e dytë për rrugën e Dukagjinit nga komuniteti i zonës. Siç e kam deklaruar publikisht edhe në protestën e parë, jam plotësisht dakord me protestën dhe e mbështes kërkesën e tyre të drejtë për ndërtimin e rrugës.
Do ta firmos patjetër edhe peticionin drejtuar autoriteteve për ndërtimin e rrugës. Angazhohem që projektin e hartuar të rrugës ta bëjmë publik në një takim të hapur me të gjithë të interesuarit në momentin më të parë së bashku me inxhinierët dhe agjencitë qeveritare që kanë përgatitur projektin. Hapi tjetër duhet të jetë akordimi i fondeve për fillimin e këtij investimi madhor.
Njëkohësisht u bëj thirrje autoriteteve vendore të bashkisë Shkodër si institucioni përgjegjës për rrugën, të mos fshihen pas shkresave të vagullta e të keqadresuara, por të marrin menjëherë masa për mirëmbajtjen e rrugës para sezonit pranveror, në të kundërt t'i kërkojnë qeverisë heqjen e rrugës nga inventari i saj dhe kalimin në inventarin e ARRSH-së si rruga Han i Hotit-Tamarë-Vermosh apo rruga Koplik-Bogë-Theth të cilat janë qartësisht të mirëmbajtura gjatë gjithë vitit”, shkruan Benet Beci.
Lajmi kryesor:
Banorët e Dukagjinit në protestë: Duam ndërtimin e rrugës që na lidh me Shkodrën! Benet Beci ndan fotot: Mbështes kërkesën e tyre, thirrja për bashkinë
SI.E./ReportTv.al