Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç

Protesta e Berishës kundër Vuçiç, Brnabiç: Pati mbështetje edhe nga Beogradi! Politikan i së shkuarës që kërkon të ndërtojë politikën e tij me konflikt

21 Dhjetor 2021, 08:47| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 10:46

  • Share

Për kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç Sali Berisha është një politikan i së shkuarës që kërkon të ndërtojë politikën e tij me konflikt dhe jo bashkëpunim. Këto komente, kryeministrja serbe i bëri pas protestës një ditë më parë të Berishës kundër ardhjes së Aleksandar Vuçiç në Tiranë dhe nismës 'Open Balkan'. Ajo tha se Berisha pati mbështetje nga Beogradi. 

"Protestat padyshim që patën mbështetje nga Beogradi. Ka njerëz që tërheqin forcat nga e kaluara dhe ka njerëz që tërhiqen drejt së ardhmes ... sepse disa njerëz thjesht nuk mund të imagjinojnë një të ardhme të ndryshme nga e kaluara e rajonit", tha ajo. 

Sipas Brnabiç njerëzit që kundërshtojnë këtë nismë, janë ata që kanë frikë se ajo do të tregojë dobësitë e tyre.

"Politika e tyre e vetme është politika e konfliktit, jo e bashkëpunimit. Shumë politikanë në fakt janë politikanë të së shkuarës që duan të ndërtojnë politikën e tyre me konflikt", u shpreh ajo.

Ajo shtoi se disa njerëz thjeshtë nuk mund të imagjinojnë një të ardhme ndryshe dhe se Vuçiç është vizionar.

"Ai e pa që për një të ardhme tjetër ne duhet të bëjmë diçka ndryshe dhe të kemi lirinë e lëvizjes", tha ajo për mediat serbe.

Për mediat serbe, Brnabiç tha se ajo kishte biseduar dje me Vuçiç dhe se çdo gjë ishte në rregull si dhe protesta nuk kishte cenuar aspak Samitin.

Ditën e djeshme, Berisha organizoi një protestë, ku nuk i bashkuan as 1 mijë veta, për të kundërshtuar ardhjen e Vuçiç në Tiranë dhe nismën 'Open Balkan'.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?