Protesta e Berishës para gjykatës së Lartë për vulën e PD, Kadilli: Kujt nuk do t’i pëlqejë vendimi, të krijojë parti tjetër!

26 Dhjetor 2023, 18:23| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 21:37

  • Share

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka qenë i ftuar sot në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ka folur lidhur me protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha gjatë ditës së nesërme (27 dhjetor) para Gjykatës së Lartë ku pritet të vendoset mbi vulën e PD.

Kadilli tha se njëra prej palëve nuk është e kënaqur me vendimin që do të marrë gjykata e Lartë, atëherë le të krijojë parti tjetër nëse është e bindur se do të ndiqet nga njerëzit dhe do të votohet.

“Nuk të pëlqen çfarë vendos gjykata? Shko krijo një parti tjetër. Krijo logo tjetër, nëse ke aksionin, vizion të qartë që e besojnë, patjetër që do të vijnë. Një parti që e fut veten në këto cic mice, është sepse nuk është e zonja të prodhojë politikë”- tha Kadilli, duke theksuar se një protestë para gjykatës do të thotë të shembësh sistemin.

Sa i takon pyetjes së gazetarit Hitaj mbi mundësinë që Sali Berisha të shpallë Argita Malltezin si pasuese të tij në krye të Rithemelimit, Kadilli u përgjigj se kushdo që bën pjesë në mbështetësit e Berishës, cilësohen ‘Berishistë’ dhe duhet të pranojnë se e vendos ai kujt ia lë trashëgimi.

“Është strategji ngulitje edhe më thellë. Deri tani kishim Berishën, me të mirat dhe të këqijat respektohet se ka krijuar atë që ka krijuar. Malltezi Rithemelimin e shndërroi nga ringritje të PD në ringritje të bunkerizimit të vetë. PD që u votua në 25 prill të 2021-it nuk ekziston më.  Ata kanë zgjedhur të jenë Berishistë, ajo është partia Berisha nëse regjistrohet nesër. E vendos babai kujt ia lë trashëgiminë djalit apo vajzës”- tha Kadilli.

Ndërsa gazetarja e Report Tv, Keti Banushi foli për 2 skenarët e mundshëm mbi vendimin e gjykatës. Së pari, ajo tha se është mundësia që Gjykata e Lartë të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit që njeh Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor 2021. Ndërsa skenari i dytë, është që gjykata të kthejë çështjen e vulës së PD në shkallën e parë, që do të thotë se vendimi përfundimtarë mund të vonojë edhe me muaj të tërë. 

Ora 18:34
Nesër protesta e Berishës para gjykatës së Lartë, gazetarja zbulon 2 skenarët për vulën e PD: Nëse ndodh i dyti, duhen edhe muaj të tjerë për vendimin

 

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka zbuluar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj se vendimi që mund të marrë gjykata e Lartë nesër për vulën e PD-së, nuk është final.

Ajo zbuloi se ka dy skenarë, njëri është pranimi i kërkesës së Rithemelimit duke lënë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit për njohjen e Kuvendit të Berishës në 11 dhjetor 2021. Ndërsa skenari tjetër është që çështja të rikthehet për shqyrtim në gjykatën e Shkallës së Parë. Sipas gazetares, nëse ndodh skenari i dytë do të duhen muaj kohë që të dilet me një vendim përfumditar.

“Nuk mund të themi se do të jetë vendimi final. Është ankimuar vendimi i gjykatës së Apelit që e ktheu për rishqyrtim nga themeli. Kërkon të mbetet në fuqi vendimi i Agron Zhukrit. Nëse gjykata dotë pranojë kërkesën e Rithemelimit, mbetet në fuqi vendimi i Zhukrit që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës. Nëse nuk e pranon kërkesën e Apelit, do të shqyrtojë cështjen në shkallën e parë.  Duke patur dyndjen e madhe të dosjeve që ka gjykata e shkallës së parë, do duhen disa muaj kohë. Do duhen disa muaj nëse pranohet vendimi i gjykatës së Apelit për të rrëzuar vendimin e Zhukrit”- tha gazetarja në “Studio Live”.

Banushi nënvizoi masat e sigurisë të marra në gjykatën e Lartë dhe në GJKKO për seancat e ditës së nesërme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?