Ditën kur 47 liderë të kontinentit europian zbresin në Tiranë për Samitin e Komunitetit politik Europian, Sali Berisha organizon protestë. E dyta kjo në një organizim të kësaj rëndësie, pas asaj që zhvilloi gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor të vitit 2022, ku një qytetar madje iu përgjigj me grusht në fytyrë.
Në Policinë e Tiranës, Partia Demokratike ka nisur këtë enjte 3 njoftime për tubim. I pari ka qenë për tubim në kryqëzimin pranë Ministrisë së Drejtësisë rreth orës 17:00, i cili në kthim përgjigjen e policisë nuk është pranuar për shkak të masave për samitin dhe afërsinë me vendin e zhvillimit. Në një shkresë të dytë PD ka kërkuar që protestën ta zhvillojë në Bulevardin e Ri, për të cilën është dakordësuar me policinë. Por në orët e pasdites një shkresë e tretë është parashtruar, duke shkuar sërish në variantin fillestar të tubimit pranë MD. Sërish policia nuk e ka marrë përsipër, duke mos rënë dakord. Megjithatë, policia nesër do të jetë e detyruar të marrë masa, jo vetëm për ruajtjen e KZAZ-ve ku vijon numërimi i votave dhe samitin, por edhe vetë protestën.
Protesta në kryqëzimin e rrugës Fortuzi me Ministrinë e Drejtësisë, është vetëm rreth 400 m larg epiqendrës së mbajtjes së Samitit, sheshit “Skënderbej”.
Policia argumenton se tubimi afër ministrisë dhe brenda perimetrit të sigurisë të zhvillimit të Samitit, nuk mund të lejohet për shkak se mund të cenojë sigurinë e liderëve.
Tubimi i thirrur nga kreu i PD-së në orën 17.00 korrespondon me zhvillime të rëndësishme në "Shtëpinë e Europës" ngritur në pas bustit të heroit kombëtar, Skënderbej, përmbyllje e sesioneve plenare, dhe një konferencë e kryeministrit Edi Rama, me homologun danez, shtet në të cilin do të mbahet samiti i radhës.
Protesta e paralajmëruar nga Sali Berisha mbi pretendimet e tij se zgjedhjet e 11 majit u vodhën, pritet të shihet me interes jo vetëm nëse do të zhvillohet në këtë perimetër sigurie, por edhe nëse do të mbështetet apo jo nga aleatët në koalicionin e Berishës që deri më tani nuk kanë dalë me asnjë qëndrim publik mbi procesin zgjedhor
Komente

Është e pabesueshme dhe e pasqarueshme se si edhe më tutje një numër qytetarësh i shkojn mbrapa një personi total të dështuar dhe që Shqipërinë e pse jo edhe Kosovën e dëmtojë shumë, PD po e shkatërron dhe e vetmja qe i përshtatet kjo qmenduri e Berishës është politika Serbo- Greke karshi shqipëris andaj Populli ja tha mendimin e vet tani do te duhej të merret drejtësia me te. Populli shqiptar ka zgjedhur tashme rrugen e vet, vet mbajtja e Samitit në Tiranë thotë shumë dhe është shuplakë për Vuqiqin dhe politikin e tij. Sali Berisha duhet nga vet PD të shkarkohet dhe dëbohet nga kjo Parti dhe të konstituohet nga fillimi ka njerëz shumë me të aft që do ta qonin këtë parti përpara në sherbim të Shqipërisë
PërgjigjuKete e dim tashmë kush eshte e ka mar pergjigjen por keqardhje per ata qe e marin mbrapa ,turpi i shqipes dykrenare akoma besojne se Sali ziu vjen ne pushtet.
PërgjigjuAi terbohet kur vine ne Tirane tere udheheqja e Europes, kenaqsija e tije eshte ta shohe Shqiperine ne flake dhe te kete mundesine te beje te tjere 21 Janare.
Përgjigju