Kronikë
Top 24

Protesta e biznesit, Rama: Tallje me njerëzit nga politikanët pa atdhe

10 Prill 2018, 15:23| Përditesimi: 10 Prill 2018, 15:28

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së tregtarëve të vegjël të cilët mbyllën qepenat në shenjë proteste kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.

Kreu i qeverisë e quan një tallje që opozita u bëri njerëzve e garanton se kjo skemë tatimi nuk do të rëndojë në xhepat e biznesit të vogël.

“Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”,-shkruan Rama në rrjetet sociale.


(Postimi i Edi Ramës në Facebook)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?