Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale, Sokol Bizhga

Protesta e dhunshme e 8 janarit, Komisioni i Rithemelimit i Berishës kallëzon Drejtorin e Operacionales: Ndërhyri kundër protestuesve

28 Janar 2022, 15:05| Përditesimi: 28 Janar 2022, 15:08

  • Share

Sikur të përfaqësonin PD zyrtare, Komisioni i Rithemelimit i krijuar nga Sali Berisha ka kallëzuar sot Drejtorin e Forcave Lëvizëse Operacionale, Sokol Bizhgën, të cilin e akuzojnë për ndërhyrje kundër protestuesve gjatë protestës së dhunshme të tyre në selinë blu më 8 janar.

Në kallëzimin e tyre, Komision i Rithemelimit kërkon hetimin e Bizhgës për veprat penale 'vrasje e mbetur në tentativë', 'shpërdorim i detyrës', pengim në ushtrimin e të drejtës për t'u grumbulluar, për t'u shprehur apo manifestuar' dhe 'shkelje e rregullave mbi lëndët helmuese'.

Një ditë më parë, Grupi i Rithemelimit kallëzoi edhe Spartak Brahon për shpifje, pas deklaratave të tij se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho do të vritej gjatë protestës.

8 janari ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi sërish në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

Komento

Komente

  • Eduard Gjika: 28/01/2022 16:20

    Drejtor Bizhga një emër i shquar në luftën ndaj krimit dhe kriminelëve. Një nivel i lartë njerëzor, profesional dhe shumë njeri pozitiv në strukturat e Policisë së Shtetit. Çdo veprim i tij kam bindjen se ka argumentet e mjaftueshëm profesional.

    Përgjigju
  • Loran: 28/01/2022 15:36

    Ky jdhw koken e paska si derr cesht ky more qe hidhte gaz edhe kur kishin ikur protestusit kokrra e injorantit

    Përgjigju
    • Patrioti: 28/01/2022 17:50

      Loran ky oficer policie eshte plagosur dy here per policine e shtetit. Njehere kur qeveriste Saliu dhe njeher kur qeveriste Majko.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?