Protesta e dhunshme e Berishës pasqyrohet në mediat ndërkombëtare, Reuters: Mbështetësit e tij sulmuan zyrat e PD, lufta mes rivalëve shkaktoi përplasje

8 Janar 2022, 17:45| Përditesimi: 8 Janar 2022, 17:50

  • Share

Protesta e dhunshme në selinë e PD e thirrur nga Sali Berisha është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. Reuters shkruan se policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori autobotët me ujë, ndërsa protestuesit gjuanin me gurët selinë e Partisë Demokratike. Sipas Reuters “lufta mes rivalëve në PD shkaktoi një dhunë në godinën e partisë, ndërsa disa persona mbetën të lënduar”.

“Protestuesit ishin mbështetës të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha, i cili u përjashtua nga partia vitin e kaluar pasi Uashingtoni e ndaloi atë të hynte në Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar. Që nga ai moment, Berisha ka sfiduar kreun e PD, Lulzim Basha. Muajin e kaluar, Berisha thirri një asamble partie dhe u shpall kryetar”, shkruan Reuters.

Teska në shkrim pasqyrohet se “mbështetësit e Berishës përdorën çekiç për të thyer dyert e reja të sigurisë metalike të instaluara në PD dhe përdorën shkallë në një përpjekje për të arritur në katin e dytë të godinës”.

Policia tha në një deklaratë se ata u detyruan të ndërhynin pasi "një grup ligjvënësish brenda Partisë Demokratike kërkuan ndihmën e policisë për shkak se jeta ishte në rrezik", vijon shkrimi i Reuters.

Sali Berisha dhe militantë e tij zhvilluan 3 orë 'betejë', ku përmes dhunës kërkonin të merrnin selinë blu, por në fund nuk ia arritën qëllimit. Militantët shqyen dyert e jashtme të selisë, por nuk depërtuan më shumë se sa deri te kati i parë për shkak se nuk mundën të shpartallonin dyert e blinduara. Kreu i PD-së Lulzim Basha pas dy orësh protestë ku rebelët e Berishës kishin hyrë në katin e parë të selisë dhe po tentonin të shkonin drejt zyrës së kryedemokratit, kërkoi ndërhyrjen e Policisë për të shtensionuar situatën. Sipas tij jeta e deputetëve ishte në rrezik. Policia ndërhyri menjëherë duke shpërndarë protestuesi. Policia e ka vendosur godinën e selisë si skenë krimi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?