Pas protestës së fermerëve të cilët janë shprehur kundër paketës së re fiskale, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka deklaruar se janë në bisedime e sipër me ta për zgjidhjen e këtij problemi. Kjo përgjigje vjen pas mbledhjes së Qeverisë, ku ministrja mes të tjerave bëri me dije se është marrë vendimi për shtyrjen e programit të zhvillimit rural.
“Kam qenë në Lushnje dhe kam kontaktuar me fermerët dhe dialogu nuk ka munguar, por ato kanë pretendime për paketën fiskale që janë të propozuara në buxhetin e vitit 2022. Jemi në dialog të vazhdueshëm për të pasur një bujqësi më të qëndrueshme që i qëndron problematikave të kohës, jemi në një kah dhe jo në një kah të ndryshe”, ka thënë ministrja.
Më herët, fermerët i kanë adresuar disa kërkesa Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Rama, ku kërkojnë subvencione direkte për prodhimet e tyre bujqësore, barazim të TVSH-së në shitje dhe në blerje si dhe rivendosjen e TVSH-së me 6%.
KËRKESAT E FERMERËVE
- 1. Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
- 2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
- 3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
- 3. subvencionim 3 lekë për eksportuesit
- 5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
- 6. Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit
Lajmi kryesor:
Vendim i qeverisë/ Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Britaninë Madhe për transferimin e të dënuarve, ministri: S'ka lidhje me kamp refugjatësh
B.K.//ReportTv.al