Ilir Pilku, ekspert agrobiznesi në një lidhje skype për emsionin ‘Përballje’, u shpreh se qeveria duhet që të ndërhyjë.
Sipas tij, shteti s’ka bërë asnjë lëvizje për të marketuar produktet shqiptare, ndërsa theksoi se subvencionet për fermerët janë të ulëta.
“Bujqësia po përballet me faktor të jashtëzakonshëm që lidhen me politikën bujqësore shtetërore që ka një paraqitje jo të duhur. Nuk jam dakord që këto probleme zgjidhen duke ndërhyrë jashtë cdo lloj aspekti ligjor në dogana, nëse e bëjmë këtë do të na e bëjnë edhe vendet fqinje, por ajo që unë vë re është se qepa dhe shalqini janë produktet që po shkaktojnë një humbje të madhe tek fermerët. Fermerët nuk kanë mundësi aksesi në tregjet europiane për produktet e tyre. Pyetja që duhet të bëjmë ne është ca ka bërë fermeri, ka prodhuar atë produkt që i shkon asaj zone, po shteti ca ka bërë. Subvencionet janë të ulëta, kreditimi është me norma interesi të larta. Shteti s'ka bërë asnjë lëvizje për të marketuar produktet shqiptare”, tha ai.
Për eksperten e ekonomisë, Romina Radonshiqi fermerët sot përballen përpos problemeve të tjera edhe me mungesën e puntorëve.
“Fermerët përballen me disa sfida me mungesë të punonjësve të boshatisjes së fshatrave, në disa zona punojnë të gjithë familjarët dhe ata duan që të kenë një pagë të mirë dhe ata janë me probleme që nga momenti që e prodhojnë produktin. qeveria duhet që të bëjë ndërhyrje, sepse Qeveria e ka shpallur si sektor strategjik bujqësinë, por si mund të jetë strategjik kur nuk është konkurrues në tregun vendas dhe jo më pastaj në atë të jashtëm”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Fermerët e Maliqit u gjobiten me nga 1 mln lekë pas protestës, nënkryetari i biznesit të vogël: E pamundur të paguhet! Në negociata për ta zeruar
S.B//ReportTv.al