Ministrja e Arsimit, Besa Shahini

'Çfarë bëri Turi'/ Shahini: Pyetjet për të parë sa aftësi keni për t'i zbatuar në jetë njohuritë e shkollës! Protesta e stërpolitizuar

14 Qershor 2020, 15:36| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 16:06

  • Share

TIRANË- E stër-politizuar, e ka quajtur ministrja e Arsimit, Besa Shahini protestën e maturantëve, sipas së cilës ka vënë re që të pranishëm ishin edhe të rinj të strukturave të partive opozitare që e kishin mbaruar maturën para 7-8 viteve. Për ministren, një gjë e tillë i ka dëmtuar maturantët të cilët janë shpërqëndruar nga studimet që duhet të bënin për provimet e tjera që kanë mbetur.

 “Një stër-politizim të skajshëm dhe të tmerrshëm”. Ky debat shpërqendroi nxënësit nga puna që duhet ta bëjnë për t'u përgatitur për provimet e radhës dhe keqinformoi në debatin kombëtar për arsimin. Me sa pashë të premten para Ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para Ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte sharë e ofenduar duke përdorur fjalët më të këqija të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona”, tha Shahini.

Duke u ndalur tek pyetjet që përbante teksti, mes tyre edhe pyetja e "famshme" se "çfarë bëri Turi", për ministren ato kanë pasur si qëllim jo vetëm që të masin njohuritë e nxënësve, por edhe zbatimin e tyre në punë.

 “Provimet kombëtare nuk penalizojnë nxënësit”, ata janë të dizajnuar të masin jo vetëm njohuritë e nxënësve që kanë ndërtuar për 12 vite në Arsimin Parauniversitar, por dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë. Këtë e bën pikërisht testi PISA, që është standardi i vlerësimeve për nxënësit dhe mat aftësitë e nxënësve për të aplikuar njohuritë e tyre”, tha Shahini

Më tepër se protesta, për të cilën shprehet se janë të nxitur politikisht, Shahini shprehet se debati duhet të orientohet në një tjetër drejtim se si zhvillohet gjuha shqipe dhe letërsia në kala, por duke theksuar se dy debat duhet të bëhet nga ekspertët e fushës.

“Një debat tjetër që unë besoj duhet të ndodhë, është i domosdoshëm, jo nga politikanët por ekspertët e fushës, është debati për mënyrën se si po zhvillohet gjuha shqipe, se si po zgjerohet ajo, se si po zhvillohet letërsia shqipe, dhe se si po u mësohet gjuha dhe letërsia shqipe nxënësve në shkollat tona. Ky është një debat që duhet të ndodhë nga njerëz që e njohin gjuhën shqipe, kanë studiuar letërsinë, por e njohin edhe shkollën, e njohin edhe universitetin. Pra, janë njerëz të fushës që dinë ta adresojnë këtë çështje në një mënyrë produktive, që mund ta përkthejmë pastaj në politika arsimore”, tha ndër të tjera  Shahini.

Në fund, Shahihi thotë  se Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe Komiteti i Maturës Shtetërore (KOMSH) kanë adresuar të gjitha shqetësimet që janë ngritur nga nxënës dhe mësues për mënyrën se si është zhvilluar Matura Shtetërore këtë javë dhe për dy provimet që do të zhvillohen javën tjetër.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • T st: 14/06/2020 19:30

    I mike po Turi Cfare Verizonteam

    Përgjigju
  • Tonini: 14/06/2020 17:18

    Nje pjese e tyre nuk jane ne nivelin minimal.Mbeshtetje politike ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?