Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka njoftuar se ditën e nesërme do të dorëzohet në Kuvend një projektligj në lidhje me statusin e minatorëve.
Nisur nga protesta e minatorëve, Bardhi tha se PD ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe kanë përgatitur një projektligj.
"Pasi një pjesë e kolegëve kanë patur mundësinë t’i takojnë minatorët, është firmosur pr.ligji për statusin e minatorit. Nesër dorëzohet zyrtarisht në Kuvend, kanë disa javë që vinë para parlamentit. I kemi dëgjuar kërkesat e tyre dhe janë përkthyer në një projektligj.
Lajmi kryesor:
Edi Paloka tenton t’u afrohet minatorëve por e përzënë: Largohu, hajdut! Shikoni videon
SI.E.//ReportTv.al