Ish-minatorët dhe minatorë aktualë të Kurdarisë në Dibër, dolën dje në protestë para Kuvendit, duke kërkuar statusin e minatorit.
Por, në një moment teksa ka qenë duke hyrë në Kuvend, kreu i PD Sali Berisha, ky i fundit ndalet para tyre dhe i përshendet me dy gishta, ndërsa banorët kanë thirrur njëzëri që Berisha të largohet.
‘Ik Berisha’, dëgjohet që të thonë banorët.
Protestuesit mbanin pankarta në duar, ndërsa përdorën edhe megafonët për të bërë të ditura kërkesat e tyre.
Komento
Komente
