Ish-deputeti demokrat Luan Baçi akuzon se qeveria po ngop me lugën bosh naftëtarët që vazhdojnë protestat për pagën e luftës dhe anulimin e ristrukturimit të Albpetrolit. Reagimi i Baçit vjen pas takimit sot të një përfaqësie të naftëtarëve me zv/ ministrin e Energjitikës, Ilir Bejtja.
"Hajdutet ne pushtet, nuk ndalen, ata vazhdojne te vjedhin dhe grabisin. Kane muaj te tere tashme punonjesit e uzines se Ballshit, qytetare te Fierit Mallakastres, Patosit dhe Rroskovecit, qe jane ne protesta te vazhdueshme, te perditshme, per pagat e prapambetura, per sigurimet shoqerore, per ndalimin e punes ne uzine, per vjedhjet qe oligarket i bejne pasurise se Shqiptareve.
Vazhdojne ti genjejne, ti mashtrojne, tju premtojne dhe ti ngopin me luge bosh. Me shume pompozitet, para disa ditesh tellalle te qeverise, pseduoperfaqesues te parlamentit ju dhane "sihariqin" e "pages se luftes", genjeshtren e radhes. Keta punonjes kane nevoje per pune, kane nevoje per drejtesi, kane nevoje per vazhdimesi dhe jo per lemoshe dhe fjale boshe.
Protesta e tyre e ligjshme dhe shume e gjate tashme ne kohe, nuk i ka plotesuar kerkesat e tyre, qeveritaret e pabese, vazhdojne ti genjejne. Duhet ti mbeshtesim te gjithe, te behemi sa me shume, te reagojme bashkarisht, ashtu si vepruan punonjesit e Albpetrol. sh.a., dhe ata provizorisht fituan, forte ne menyre te perditshme, vetem keshtu do te arrihen te drejtat e mohuara dhe padrejtesite e hajduteve profesioniste" thotë Baci.
Nje cek I bardhe amerikan do vlente me shume,apo jo?!
PërgjigjuPd hajdut
Përgjigju