Protesta e naftëtarëve të Ballshit

Protesta e naftëtarëve të Ballshit, PD: Policia të mos përdoret kundër qytetarëve, Balluku të dalë në takim

17 Shtator 2020, 14:36| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 14:40

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me përplasjet e qytetarëve me policinë gjatë protestës së naftëtarëve të Ballshit në Tiranë.

Përmes një deklarate zyrtare, PD shkruan se naftëtarët kanë të drejtën e tyre për të kërkuar pagat dhe policia nuk duhet të përdoret kundër tyre.

Gjithashtu PD ka kërkuar që kryeministri Rama të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve. Ata kanë bërë thirrje që Balluku të dalë në takim me përfaqësinë e protestuesve.

"Policia e Shtetit nuk duhet të përdoret kundër qytetarëve. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar pagat e prapambetura dhe vijimin e punës. Qytetarët nuk mund të shfrytëzohen, të mos paguhen dhe, në vend të zgjidhjes, të dhunohen nga Policia. Kjo është e turpshme!

Edi Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë! Ai duhet të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve. Të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve!

Qeveria duhet të dëgjojë zërin e naftëtarëve dhe t’u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime të tjera.

Policia e Shtetit nuk duhet të jetë përballë qytetarëve, por përballë atyre që e vjedhur Rafinerinë e Ballshit", shkruan PD-ja në deklaratën zyrtare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?