Kronikë

Protesta e nesërme/ Ambasada e SHBA apel qytetarëve: Kujdes! Në demonstratat e kaluara ka pasur dhunë

24 Maj 2019, 15:42| Përditesimi: 24 Maj 2019, 15:53

  • Share

Ambasada amerikane në Tiranë u bën apel shtetasve të saj në Shqipëri të jenë të kujdesshëm gjatë ditës së shtunë, kur në kryeqytet do të zhvillohet një protestë e opozitës. Duke qenë se nuk ka një skenar të zbardhur se si do të zhvillohet kjo protestë, Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, referuar edhe demostratave të së kaluarës ku janë regjistruar edhe akte dhune.  

"Një demonstratë pritet të zhvillohet para Kryeministrisë. Grupi i demonstruesve mund të protestojnë në disa pika. Nuk dihet orari i përfundimit të demonstratës. Në demonstratat e mëparshme ka pasur dhunë. 'Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmën", shkruan Ambasada.

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e opozitës së bashkuar. Më herët kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të bëjë "asnjë hap pas", në atë që ka qenë si "motoja" e këtyre protestave, një Shqipëri si e gjithë Europa. Në total, opozita ka zhvilluar gjithsej 13 protesta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?