Operator turistik

Protesta e operatorëve turistikë zmbraps aksionin e IKMT-së në Fier. Balla: Objektet nuk do prishen, por bizneset të regjistrohen në e-albania

10 Nëntor 2023, 15:28| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 15:39

  • Share

Rreth 100 operatore turistike që operojnë prej vitesh në zonën bregdetare të Derëzezës, Pishporos dhe Semanit në Fier, kanë protestuar sot në lidhje me një shkresë zyrtare që u kërkon të prishin objektet e tyre provizore brenda 5-ditëve, ose në të kundërt do të përballen me penalitete dhe gjobë prej 50 milionë lekësh.

Sipas tyre kjo është një padrejtësi e pajustifikueshme pasi afati kohor që u kërkohet është shume i shkurtër, teksa theksojnë se përgjatë viteve u është kërkuar mënyra se si duhet t’i ndërtojnë dhe aderojnë.

Ndërkohë qe nga ana tjetër shteti nuk ka paraqitur asnjë projekt serioz për zhvillimin e turizmit në zonë.

Ata kanë theksuar se në kushtet e presionit psikologjik, disa operatorë e kanë firmosur këtë shkresë ndërsa shumë të tjerë janë të vendosur për ta ndjekur çështjen edhe në organet ligjore.

Ndërkohë nga Fieri në lidhje me këtë problematikë, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili i ka siguruar operatorët se objektet e tyre nuk do të prishen, por ata duhet të aplikojnë për tu regjistruar për leje pranë portalit e- Albania, teksa ka theksuar se koha e informalitetit ka marrë fund.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?