Kronikë
Top 24

Protesta e opozitës/ Ambasada amerikane- qytetarëve: Shmangni institucionet, për një kohë të pacaktuar

7 Qershor 2019, 18:52| Përditesimi: 7 Qershor 2019, 18:56

  • Share

Një ditë përpara protestës së opozitës, Ambasada Amerikane në Shqipëri u ka bërë thirrje shtetasve të saj, që të shmangin zonat ku pritet të zhvillohet ky tubim. Në një postim të publikuar në faqen e tyre zyrtare, Ambasada, duke iu referuar protestave të kaluara, njofton qytetarët që nga ora 19:00 deri në një kohë të pacaktuar të mos kalojnë në institucionet kryesore të vendit.

"Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 8 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të pasdites. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë) Zyra e Kryeministrit (Tirana) Ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë)", shkruan Ambasada.

Të shtunën, më 8 qershor, opozita e bashkuar do të mblidhet në protestën e 8 kombëtare, qëllimi i së cilës është rrëzimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeveria tranzitore që do të mundësonte sipas tyre, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?