Pamje nga protesta e fundit e opozitës para bashkis së Tiranës

Protesta e opozitës, bllokohet përkohësisht qarkullimi i makinave në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës

25 Korrik, 08:43| Përditesimi: 25 Korrik, 08:45

  • Share

Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, policia bën me dije se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Sipas policisë sot duke nisur nga ora 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe


Lajmi kryesor:

Militantët braktisin opozitën, as 50 veta para bashkisë së Tiranës! Shikoni pamjet me dron të Report Tv (VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?