Belind Këlliçi

Kronikë

Protesta e opozitës dje para bashkisë Tiranë, në hetim 5 persona, mes tyre Belind Këlliçi dhe Adriana Kalaja! Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e lirë (EMRAT)

1 Shkurt, 16:18| Përditesimi: 5 Shkurt, 09:17

  • Share

TIRANË - Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për 5 eksponentë të PD-së dhe PL-së lidhur me protestën e djeshme të organizuar para godinës së bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë, opozita ka zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe prishur rendin e qetësinë publike.

5 drejtuesit e protestës të proceduar janë: 
Adriana Kalaja, 
Tedi Blushi,
Belind Këlliçi.
Klevis Balliu dhe 
Adriana Tolka.

'Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.', njofton policia.

G.K/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 01/02/2025 17:43

    E 45- ta here qe procedohen penalisht nga Policia.Po drejtesia c' ben?I merr ne mbrojtje

    Përgjigju
    • Hajdari: 02/02/2025 09:28

      Kte Kalane do e cojn te burgu i burrave.

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?