Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për masën e caktuar 'arrest shtëpie' për Xhevahir Rrushin dhe Gentian Tugun, të arrestuar pas protestës së 7 tetorit të opozitës.
Akuza që rëndon për të dy të arrestuarit është ‘Goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim të pronës me zjarr’. Gentjan Tuga, u arrestua më 9 tetor, dy ditë pas pas protestës së opozitës.
Më 7 tetor, opozita zhvilloi një protestë, e cila nisi para Kryeministrisë dhe më pas protestuesit u zhvendosën edhe në zona të tjera, ndërsa zgjati për 3 orë.
Protestuesit sulmuan me molotov selinë e Partisë Socialiste, Kryeministrinë, ministritë dhe Bashkinë e Tiranës, ndërsa nuk mungoi edhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit.
Policia arrestoi 3 persona pas protestës me mololtovë pasditen e 7 tetorit, ku u sulmua Kryeministria, ministritë, Bashkia e Tiranës, si edhe selia e PS. Po kështu numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kreu i grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Minarolli janë vënë në hetim.
Ndërkohë, 9 protestues të cilët dyshohet si autorë të hedhjes me molotovë, janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 17-vjeçar, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkatërrimi i pronës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik.
O ti gjykatës hajdut milioner! Këto bandit nesër i ke përsëri për të djegur dhe shkatrruar!O gjykshës hajdut milioner! U dëmtuan,10 polic djem nonash ti sot i nxjerr nga burgu për një dorë parash mo bq.
Përgjigju