Protesta e opozitës, Kikia: Tubim partiak, qytetarët s’do protestonin për lirinë e Berishës apo për të sulmuar SPAK për llogari të Metës

12 Korrik, 14:59| Përditesimi: 12 Korrik, 15:24

  • Share

Analisti Mentori Kikia ka komentuar në Report Tv, protestën e Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë. Një tubim partiak e quan Kikia, ndërsa shprehet se ishte gjithçka ishte për të demonstruar mbështetjen që gëzon PD pas marrjes së vulës. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Kikia tha se pjesëmarrja në protestë nuk ishte ajo që pritej pas një organizmi kaq të madh dhe të shtrirë në kohë.

“Ishte një tubim partiak, nisur edhe nga kauzat që adresonte, edhe pse mungonte një kauzë e drejtpërdrejtë, një kërkesë që të realizohet në mënyrë eksplicite. Ishte një demonstrim i mbështetjes politike që gëzon PD, pas disa zhvillimeve si përfundimi i odisesë gjyqësore të vulës dhe jo vetëm, të cilës përfundimisht iu dha Berishës. Pas këtyre zhvillimeve, PD tentoi të tregojë se sa është mbështetja e saj në publik”, tha Kikia për Report Tv.

Kikia tha se mungonte një kauzë për të protestuar, ndërsa thekson se morën pjesë vetëm anëtarë të PD dhe PL, ose militantë të tyre, pasi qytetarët s’do protestonin për të sulmuar SPAK për llogari të Metës apo për lirimin e Berishës.

“Në Shqipëri ka arsye për të protestuar 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe 30 ditë në muaj. Meta adresoi sulmet ndaj SPAK, Berisha kërkoi rotacionin meqë ka ndodhur në vende të tjera, duhet të ndodhë rotacioni edhe në Shqipëri. Kjo e bënte konfuze protestën. Pjesëmarrja e qytetarëve në kushte të pafavorshme, nuk ishte ajo që mund të pritej pas një organizmi kaq të madh dhe të shtrirë në kohë. Do duhej që qytetarët të ishin më të çfarë se për çfarë po protestojnë, s’besoj se do i bashkoheshin një proteste për të goditur SPAK për llogari të metës, apo për të kërkuar lirimin e Berishës. Këto e bënë protestën partiakë dhe ato që u mblodhën ishin anëtarë të PD dhe PL, dhe mbështetës politikë të Metës dhe Berishës”, u shpreh Kikia.

Partia Demokratike mbajti mbrëmë protestën para Kryeministrisë, e cila zgjati rreth 2 orë e gjysmë bashkë me ndalesat te Bashkia e Tiranës dhe Kuvendi. Në drejtim të Kryeministrisë u hodhën molotovë sapo nisi fjalimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, në hetim për aferën Partizani.

Dhjetëra molotovë iu drejtuan godinës së Kryeministrisë dhe Bashkisë, ndërsa në protestë u panë dhe persona të maskuar dhe me çanta të zeza të mbushura plot. Ndërkohë, Berisha iu drejtua militantëve përmes një videoje të regjistruar, ku foli për qeveri teknike. Të dy, bashkë me Metën sulmuan SPAK dhe drejtësinë e re. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?