‘Protestë pa frymë dhe pa njerëz’, kështu e ka cilësuar gazetari dhe analisti Martin Leka, protestën e opozitës të mbajtur sot (8 shkurt) para Kryeministrisë.
I ftuar në një lidhje skype në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ai u shpreh se kjo protestë tregoi se Berisha si ka numrat për të ardhur në pushtet.
‘Duke patë realitetin, pamjet me dronë tregonin për përkrahësit që ishin sot. Ishte protestë pa frymë dhe pa dinamikë, pa njerëz dhe nuk ngjalli asnjë lloj ndjesie dhe opozitarizmi, ndërkohë që jemi afër zgjedhjeve të 11 majit. Opozita e Sali Berishës tregoi se nuk është e gatshme dhe nuk i ka numrat për të ardhur në pushtet dhe këtë e di vet edhe Sali Berisha’, tha ai.
Fjalimin e Berishën në protestë, ai e cilësoi si një fjalim në një forum partie.
‘Fjalimi i Berisha i ngjante një fjalimi të zakonshëm në një mbledhje forumi partie dhe jo një miting, ku treguar forcë dhe vizion për të ardhmen e PD, në fillimin bëri apologjinë e arresti të vet dhe më pas apologjinë e fjalimit të Ramës dhe më pas bëri disa apologji të tjerë ta fjalimeve të njohura tashmë dhe fjalimi përfundoi me ato që opozita i ka thënë çdo ditë dhe në këto 8 vite të pushtetit të Ramës, i cili e ka të sigurt edhe mandatin tjetër’, tha ai.
Gazetari u ndal edhe tek non grata e Berishës nga SHBA, ku tha se edhe pas ardhjes së Trump në pushtet është e pamundur që të hiqet.
'Berisha në Shqipëri është nën hetim ndërkohë që janë mbyllur hetimet për korrupsion gjatë qeverisjes së tij, Kjo ardhja e Trump në pushtet që mund ti hiqet non grata, ka shumë pak mundësi që të ndodh. Votat nuk ti jep as Trump as amerikanët, por ti japin shqiptarët. Berisha do të mbetet në opozitë edhe pas zgjedhje dhe ai do me pas vetëm monopolin e opozitës, ai edhe pas humbjeve nuk do të jap dorëheqjen, me alibinë se zgjedhjet u vodhën nga Rama’, tha ai.
Lidhur me fjalimin e Metës, i cili u bë pjesë e protestës përmes një mesazhi zanor nga burgu Leka tha se nuk kishte asgjë të re.
‘Fjalimi i Metës nuk kishte ndonjë gjë të re në ndryshim nga fjalimet skematike të Berishës të dëgjuara herë pas herë, kishte disa nuanca ku dallohej që ishte një lloj fjalimi programatik ku fliste për bujqësinë dhe për gjëra të tjera’, tha ai.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)