Tiranë- Partia Demokratike ka hartuar strategjinë organizative dhe planin për protestën kombëtare të 26 Nëntorit të opozitës, në Tiranë (të martën 17:00).
Sikurse edhe në protestën e kaluar të 29 Tetorit, të deklaruar si mosbindje civile me bllokim rrugësh, edhe këtë herë do të ndiqet pothuajse e njëjta strategji, me bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.
Deputetët janë ndarë në grupe, të planëzuar në disa arterie dhe pika kyçe, përfshi Bashkinë e Tiranës, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.
Konkretisht janë ndarë me deputetë qarqesh, ku për shembull te zona e “Zogut të Zi” do planëzohen Degët 11, Kamëz, Vorë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë dhe Kukës dhe kështu me radhë sipas listës së mëposhtme.
Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa
Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani
Deputete: Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula
Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, Eralda Bano, Saimir Korreshi,
Deputetë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli