Protesta e opozitës më 7 Tetor, Bizhga thërret në zyrë kryepolicin e Tiranës Tonin Vocaj dhe shefat e Komisariateve (VIDEO)

2 Tetor, 13:34| Përditesimi: 2 Tetor, 13:44

  • Share

Protesta kombëtare që ka paralajmëruar opozita për datën 7 tetor (e hënë), duke paralajmëruar edhe mosbindje civile, ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, mësohet se nga drejtori në detyrë Sokol Bizhga, janë thirrur drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe shefat e komisariateve.

Tematika e kësaj mbledhjeje, sipas gazetarit të Report TV, Sokol Dema, është për të diskutuar lidhur me protestën e opozitës, që është lajmëruar të hënën nga opozita. masat që do të merren dhe ruajtja e rendit dhe qetësisë.

PD dhe aleatët mblodhën dje në mesditë edhe Federatën e Opozitës në lidhje me nismat që do ndërmarrin dhe strategjinë e protestës, ku si shkak ka shërbyer dënimi me 1 vit burgim i ish-deputetit Ervin Salianji, për dosjen “Babalja”, me akuzën e kallëzimit të rremë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dushari: 02/10/2024 16:45

    Njoftim nga kati i tetë më 7 tetor ditën e revolucionit bolshevik ashtu si i madhi Lenin përmbysi Carin e solli komunizmin në Rusi e në botë e Salheun nga kati i tetë me lulen e bardhulen në krie përmbys demokracinë e nga sekretar ppsh-je në QSUT bëhet sekretar i parë i KQ të PD me 30 Petrita komunista lule.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?