Protesta e opozitës me molotovë, Veliaj: Djegësit e flamurit dhe përdhunuesit e institucioneve meritojnë të ndëshkohen në zgjedhje

12 Korrik, 12:18| Përditesimi: 12 Korrik, 13:21

  • Share

Kryetari i bashkisë së Tiranës komentoi protestën e opozitës mbrëmjen e djeshme ku dhe u hodhën bomba molotovë drejt kryeministrisë dhe godinës së bashkisë së Tiranës.

Veliajt thotë se thotë se djegësit e institucioneve dhe përdhunuëesit e flamurit kombëtar meritojnë vetëm të ndëshkohen dhe të kalojnë nga humbja në humbje.  Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që, ata që djegin flamurin, djegin goma, e lanë Astirin me pallate që ishin disfunksionale, t’i dënojnë përsëri në zgjedhjet e ardhshme.

“E kuptoj kur ke ambicie për të kandiduar dhe shkon nga humbja në humbje me energji të jashtëzakonshme, siç ndodh me kundërshtarët tanë, por ta kthesh këtë ambicie në një produkt pune, ku digjet dhe përdhunohet simboli kombëtar, ku digjet flamuri kombëtar, ku digjen institucionet, që janë monument kulture, kjo s’ka kuptim. As kryeministria e as bashkia nuk janë godina personale, janë monumente kulture, që do i shërbejnë çdo qeverie dhe çdo bashkie që do të shërbejë aty. Kur shkon dhe djeg bashkinë, kryeministrinë, flamurin, tregon se je komplet jo dinjitoz për t’u konsideruar si një ofertë serioze. Thirrja për të gjithë qytetarët e Tiranës pë rata që djegin gomat, lanë Astirin me pallate disfunksionale meritojnë të dënohen prapë dhe të shkojnë nga humbja në humbje”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për bllokun e banimit që kufizohet nga rrugët "Teodor Keko", "Tom Plezha", "Mikel Maruli" dhe "Loni Ligori". Veliaj tha se falë këtyre investimeve, po rritet ndjeshëm vlera e pronës.

Për investimin në zonë, Veliaj shtoi se deri tani është rehabilituar dhe urbanizuar 2/3 e njësisë.

Ai nënvizoi se Bashkia e Tiranës po kujdeset që, jo vetëm të shtrohen rrugët, edhe në lagjen më periferike të qytetit, por edhe të zbatohet ligji sa i përket legalizimeve.

“Erdhi urbanistika, erdhi ndriçimi LED, erdhi gjelbërimi, erdhi trotuari, erdhi korsia e biçikletave, erdhi pastrimi, tani të vijë edhe hipoteka, edhe letrat, për një shtëpi dinjitoze, që mesa më rezulton nga të gjitha imobiliaret me të cilët kemi folur tek Rilindja, vetëm mbasi mbaron projekti, ose sa fillon asfalti, vlera e apartamenteve rritet me 30%. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme!”, përfundoi Veliaj.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 12/07/2024 12:59

    DJEGJA ME QELLIM E FLAMURIT,S'FALET DOT...QELLIMBERESIN DUHET DENUAR ME VDEKJE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?