Ilir Meta pas arrestimit

Protesta e opozitës/ Meta mesazh nga qelia: Mirënjohje për qindra-mijëra shqiptarë, nuk ka forcë që e ndal uraganin e lirisë!

29 Tetor, 22:18| Përditesimi: 29 Tetor, 22:20

  • Share

Pak pasi ka përfunduar protesta për mosbindje civile e opozitës PD-PL me bllokim të 6 nyjeve kryesore rrugore kombëtare, ka reaguar nga qelia edhe presideni i Pratisë së Lirisë, Ilir Meta, i arrestuar një javë më parë me masë sigurie "arrest me burg" nga GJKKO dhe urdhër të SPAK, për tre vepra penale.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Meta falenderon protestuesit, që i cilëson "qindra mijëra shqiptarë patriotë" dhe "që u ngritën në këmbë me guxim në përballje me narkoshtetin".

Ish-presidenti i vendit thekson se "nuk ka forcë në bot që e ndal uraganin e lirisë".

Postimi i Ilir Metës:

"Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!".

Postimi i Ilir Metës

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 30/10/2024 09:47

    Qindra mijra? Miliona ishin, miliona, vetèm se nuk duan ti shohèn shqiptarèt. Ngatèrron qindra mijrat e eurove, florinjve dhe vilave tè vjedhura, me numurin e pjesèmarrjes nè perversitetin e radhès tè sè ashtuquajturès "opozitè". Jam Ilir Meta unè, o budallenj,,,gjithè tè tjerèt janè kokèpalarè, teveqelè dhe Dum dumanè. Mirèpo ke parè ti qè ai Dum dumani,,,e bèri hajdutin, tè duket ashtu siç èshtè nè tè vèrtetè, njè keqbèrès ordiner qè duhet shoqèruar tek vèndi qè ka paraparè ligji. E njèjta gjè duhet bèrè edhe me kèta "Mulèt e fortè" dhe Bardhèt Gazmenda. Hapni rrugèt o polici e shtetit. Ka gaz lotsjellès, ka fadroma tè IKMT pèr Landrover 200 mijè euro,,,,ama bèjeni dhe mos lejoni pengmarrjen e shqiptarève. Boll mè.

    Përgjigju
  • o lali: 30/10/2024 09:11

    ku i pa ky qindra mijra mor... as 100 vete sishin aty

    Përgjigju
  • Ron: 30/10/2024 08:48

    Nuk dihet ku gjen ky miell të bardhë në burg ky floriri, po ky besim se dikujt i ftohet gjella për të nuk shpjegohet ndryshe.

    Përgjigju
  • Sifi: 30/10/2024 06:27

    Ku i shin ata miners qe thus. I shin gjithsej 800 vete

    Përgjigju
  • Po mër po: 29/10/2024 23:14

    As Iliri s'e ndal dot

    Përgjigju
  • Linda: 29/10/2024 22:25

    Nuk ka force ne bote te zbusi urrejtejen e popullit shqiptar per plehren hajdutin kriminelin Ilir Meta aty te rri ky basdart i ndyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?