Protesta e 7 tetorit, bllokohen 15 akse në Tiranë! Mbi 1 mijë efektivë angazhohen për sigurinë! Apel organizatorëve e pjesëmarrësve: Distancohuni nga aktet e dhunës

6 Tetor, 13:25| Përditesimi: 7 Tetor, 07:35

  • Share

Tirane- Policia zgjeroi hartën e rrugëve që do të bllokohen nesër (7 tetor)  për protestën e thirrur nga Opozita. Ndërsa 1000 forca policore priten të angazhohen për të garantuar rendin e sigurinë gjatë protestës së opozitës. Pjesë e tyre për të ruajtur sigurinë do të jenë dhe forcat shqiponja, e FNSH.

Protesta nuk do të ketë fjalime politike ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha në videomesazhin e sotëm - nga shtëpia ku ndodhet në 'arrest shtëpie' dhe është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën 'korrupsion pasiv' për aferën e privatizimit të kompleksit 'Partizani' - e cilësoi protestën e nesërme si fillim të mosbindjes civile pa ndalim deri në atë që e quan krijimi i qeverisë teknike.

 "Na u përgjigjën me vjedhje te flamurit te partisë! Na u përgjigjën me arrestime politike! Na u përgjigjën me burgosje të kandidatëve fitues dhe deputetëve tanë! Dhe sot opozita... mbas 3 vitesh paralajmërimi për mosbindje civile. Mbas 7 protestash.  kombëtare... ku ka përsëritur në dhjetëra fjalime kërkesat e saj, ka marrë vendimin. Vendimin për ti dal zot fatit të Shqipërisë, si shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve. Vendimin për të t'iu përgjigjur fushatës së terrorit të Edi Ramës, me sakrificat qytetare fisnike të mosbindjes civile për votën e lire. Vendimin që t'i përgjigjemi deklaratave për luftë ndaj nesh të Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë"tha Berisha

Kërkesa kryesore e PD-së është shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.

Berisha u kujdes të mos zbulonte skenarin e protestës së 7 tetorit por ajo që dihet është se do të nisë para godinës së kryeministrisë  e më pas protestuesit do të shpërndahen nëpër rrugët e Tiranës.

Nisur nga ky skenar, policia ka marrë masat, ndërsa njofton se do të jenë të paktën 15 akse dhe kryqëzime të të gjithë kryeqytetit që mund të bllokohen nga grumbujt e protestuesve.

“Në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi "Nënë Tereza" dhe në rrugët: "Ukraina e Lirë", "Papa Gjon Pali II" dhe "Ismail Qemali".

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit  të automjeteve dhe disa akse rrugore që lidhen me bulevardin kryesor. 

Kryqëzimet e bllokuara do të jenë: Kryqëzimi i Librit Universitar, kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla "Sabaudin Gabrani", kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi te ish-stacioni i trenit, kryqëzimi i urës së Taiëanit, kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”, kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”, kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave, kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Ndërsa apelon pjesëmarrësit të distancohen nga aktet e dhunës.

Policia e Shtetit respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. 

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë  në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj  institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve' thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë pak ditë më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Sokol Bizhga thirri drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe shefat e komisariateve për të koordinuar masat lidhur me protestën e nesërme.

Akset rrugore që do të bllokohen:
-Kafe “Europa” - Segmenti "Ushtari i panjohur" deri te 9-katëshet
-Shkolla "1 Maji" - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit
-Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
-Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës
-Kryqëzimi i Librit Universitar
-Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla "Sabaudin Gabrani"
-Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”
-Rrethrrotullimi "Zogu i Zi"
-Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit
-Kryqëzimi i urës së Taiëanit
-Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”
-Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”
-Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave
-Rruga "Dritan Hoxha", përpara vendit të quajtur “Kupola”
-Kryqëzimi i pallatit me shigjeta

 Protesta e së hënës, e cila paralelisht po shoqërohet edhe me aksion në parlament të deputetëve opozitarë vjen pas arrestimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Në dy aksione deputetët e PD-së dogjën karriget në oborrin e parlamentit më 30 shtator, ndërsa të enjten e 3 tetorit bllokuan deputetët socialistë në seancën plenare ndërsa dogjën në oborr 4 manekinë.

Ora 14:59
Protesta e 7 tetorit, Berisha me video nga 'arresti shtëpiak': Nesër nis mosbindja civile pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike

Nga shtëpia ku pret të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e ish kompleksit Partizani, Sali Berisha përmes videos përcolli mesazhin e fundit një ditë para protestës kombëtare të thirrur nesër në Tiranë.

Protesta do të nisë nga kryeministria në orën 18:00, e vetë Berisha nuk do të jetë i pranishëm. As sot ish kryeministri nuk zbuloi skenaret e protestës por tha se mosbindja që nis nesër nuk do të ndalet deri në kushtin që opozita ka ritheksuar së fundmi: Krijimi i qeverisë teknike.  

 “Nesër në Shqipëri nis mosbindja civile pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike. Kemi tre vite që e kërkojmë dhe e kemi paralajmëruar. Nesër nis mobindja civile kundër kreut të krimit të organizuar Edi Rama. Eshtë radha jonë. Në 3 vite në 7 protesta kombëtare të kërkojmë të drejtat tona themelore por nuk u trajtuan. Kërkuam zgjedhje të lira, na u përgjigjen me vjedhje të flamurit të partisë e arrestim.

 "Na u përgjigjën me vjedhje te flamurit te partisë! Na u përgjigjën me arrestime politike! Na u përgjigjën me burgosje të kandidatëve fitues dhe deputetëve tanë! Dhe sot opozita... mbas 3 vitesh paralajmërimi për mosbindje civile. Mbas 7 protestash.  kombëtare... ku ka përsëritur në dhjetëra fjalime kërkesat e saj, ka marrë vendimin. Vendimin për ti dal zot fatit të Shqipërisë, si shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve. Vendimin për të t'iu përgjigjur fushatës së terrorit të Edi Ramës, me sakrificat qytetare fisnike të mosbindjes civile për votën e lire. Vendimin që t'i përgjigjemi deklaratave për luftë ndaj nesh të Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë"tha Berisha

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Degradimi i pd: 07/10/2024 07:17

    Nga sali maloku burr me namuz , te gaz bardhi dashnori olti currit hahaha

    Përgjigju
  • Ins: 07/10/2024 06:39

    Derisa te jesh gjalle ky vend nuk qetësi,i ndjeri Namik Hoti ka thene:Ti nuk ulesh prej kali vec me te vra,faji i drejtrdise qe nuk vepron

    Përgjigju
  • Majaci: 07/10/2024 03:59

    Do qe me interes qe protesta te behej si moti ne 21 Janar. Kur forcat kriminale speciale ge repartit Tome-Frrok-Sterkaj nxoren jashte loje pocaqine me ne krye Tonin Vocaj. I njejti sot dhe nese do "mbroje" sigurine....

    Përgjigju
  • Iris: 07/10/2024 03:07

    Neser eshte nje vjetori i sulmit terrorist te Hamasit ne Izrael.Turistet kur te shohin protesten e opozites do te kujtojne se behet per Izraelin e Palestinen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?