Tiranë- Çdo ditë edhe më pak. Sali Berisha çdo ditë e më shumë sheh si brakiset nga mbështetësit e tij. Jo vetëm në zgjedhje por edhe në protesta. Pavarësisht thirrjeve për të marrë pjesë në protesta, që bën nga dritarja e apartamentit ku ndodhet për aferën e kompleksit “Partizani” për të cilën është në hetim për korrupsion. Edhe sot në protestën e 20-të ka shumë pak qytetarë.
Belind Këlliçi, Adriana Kalaja, Klevis Balliu, besnikët e Berishës, dhe besniku i Metës, Tedi Blushi bërtasin deklaratat politikë në podiumin e ngritur para bashkisë por askush nuk i dëgjon. Edhe thirrjet 'Lironi Berishën!' i merr era.
Kanë lënë pas dhe aksionet me djegie gomash apo tymuese drejt bashkisë. Të vetmen revoltë, ia kanë lënë në dorë një djali që godet me vezë drejt bashkisë.
Edhe pamjet me dron që sjell Report Tv tregojnë sa pak janë të pranishëm në protestë.
Dy protestat e fundit kanë qenë jo vetëm më të shkurtra për shkak të temperaturave të larta, por edhe me më pak akte dhune ndaj efektivëve të policisë dhe institucionit.
Prej orës 09:30 e deri në përfundim, policia mori masa për bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”,
Opozita ka nisur protestat para Bashkisë që prej fundit të muajit Mars, menjëherë pas skandalit me dosjen "5D" të drejtorëve të arrestuar. Ata kërkojnë dorëheqjen e Erjon Velisë dhe lirimin e Sali Berishës.
Humbja e fundit e Berishës ishin zgjedhjet e pjesshme në Himarë të 4 gushtit, ku Vangjel Tavo i PS-së mori 1477 vota më shumë se kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" Petro Gjikuria. Kryetari i PD-së si gjithmonë nuk merr përgjegjësi për humbjen e rëndë.
Pjesmarje jadhtezakonshme,por ju nuk keni llogarit kete temin si mbeshtetrs te opordhites
PërgjigjuGjynah më dhimen shumë ushtarët e Shqupit që ju kanë ikur edhe ata çik mend dhe rrin nëpër vap si hajvaner. Nuk e kuptojn ose s'duan ta kuptojn që mender me then kan ikur për lesh me gjithë atë tek shtat penxheret.
PërgjigjuDoktori nuk njeh limite ne poshtrimin e sklleverve te tij!
PërgjigjuNe thelb ajo proteste eshte e drejte, por njerezit qe e organizojne kane humbur cdo legjimitet te perfaqesojne qytetaret.
PërgjigjuMe aq vjedhje te bera haour oer inceneratoret ne cdo vend europian ku vertet ekziston drejtesia Tirana dhe cdokush qe ja vjedhur duhet te tronditej nga themelet