Politikë
Top 24

Protesta e opozitës/ Italia dhe SHBA thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal

8 Korrik 2019, 12:41| Përditesimi: 8 Korrik 2019, 19:06

  • Share

Pak orë para protestës së opozitës, kanë nisur reagimet nga faktorët ndërkombëtarë në Shqipëri.

Ora 19:02
Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet, më herët ka pasur dhunë

1561735104_1559201421ambasadaamerikane.jpg

Ambasada amerikane i është drejtuar qytetarëve të saj të shmangin sheshet e protestës. Ajo i rikujton qytetarëve të saj se në protestat e mëparshme ka pasur akte dhune dhe forcat e sigurisë kanë shpërndarë tumat përmes autobotëve të ujit dhe gazit lotsjellës.

"Një protestë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 8:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Nuk dihet kohëzgjatja e kësaj demonstrate. Në protestat e mëparshme ka pasur edhe akte dhune e ndërsa forcat e sigurisë kanë përdorur  edhe autobotet e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Ambasada e SHBA-së i drejtohet bashkë kombasve të saj të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ora 12:45
Protesta e opozitës, Ambasada Italiane- qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal

Reagimi i parë, lidhur me protestën e 10 kombëtare të opozitës, ka qene ai nga Ambasada Italiane në Shqipëri. Në një reagim në faqen zyrtare, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin vendet ku pritet të grumbullohet turma e protestuesve, e ndërsa u kërkon që të tregojnë kujdes maksimal.

“Të hënën, më 8 korrik, duke filluar nga ora 20:00, opozita do të zhvillojë një protestë në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë dhe Parlamentit. Ju rekomandojmë të shmangni grumbullimet, të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të tregoni kujdes maksimal.

Gjithashtu, duhet theksuar se ngjarja mund të ketë pasoja në trafik në rrugët kryesore të hyrjes së kryeqytetit”, shkruan Ambasada Italiane.

Postimi i plotë i Ambasadës Italiane në faqen zyrtare
B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?