Protesta e opozitës është bërë shkak që derbi i Shqipërisë Tirana-Vllaznia të mos luhet të shtunën. FSHF ka njoftuar se policia nuk e ka marrë përsipër organzimin e ndeshjes dhe për rrjedhojë është shtyrë të dielën në orën 13:00. Sfida në fjalë do të luhet në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.
Ndërkohë është shtyrë edhe debutimi i Partizanit në kompleksin e ri. Sfida me Bylisin ishte në program të dielën në orën 13:00, ndërsa tani është vendosur të luhet të hënën në orën 16:00.
Kalendari i javës së 12
Të dielën data 12 nëntor ora 13:00
Tirana-Vllaznia në stadiumin ‘Selman Stërmasi’
Egnatia-Lanatia-Laçi në stadiumin e Rrogozhinës
Kastrioti-Kukësi në stadiumin e Kamzës
Të hënën ora 13:00
Teuta-Erzeni në stadiumin e Rrogozhinës
Të hënën në orën 16:00
Partizani-Bylis në stadiumin ‘Partizani’