Protesta e opozitës e fotografuar me dron

Politikë

Protesta e opozitës/Deputeti Ndreu tall Bashën: Kaq njerëz i mbledh edhe kryeplaku i fshatit më të lodhur

26 Maj 2018, 12:48| Përditesimi: 26 Maj 2018, 12:52

  • Share

Përmes një statusi në Facebook, deputeti socialist Pjerin Ndreu ka ironizuar pjesëmarrjen e dobët në protestën e opozitës.

Duke e cilësuar një mbledhje fshati, Ndreu ka thënë që kaq protestues mblidhen edhe nga kryeplaku i fshatit më të lodhur.

Deputeti Ndreu e ka cilësuar si një vetëdemaskim forcën në rënie që ka opozita si pa ide dhe pa nishan.

Shqiptaret i dhane faturen e Babales Lul Bashes sot ! Ndenjen ne shtepi dhe e lane me nje grusht militantesh qe i mbledh dhe kryeplaku i fshatit me te lodhur ! Bene shume mire sepse vetedemaskuan forcen ne renie qe ka opozita, pa ide dhe pa nishan !

Deputeti Pjerin Nderu në Facebook


(Postimi i Pjerin Ndreut në Facebook)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?