Meta reagon para protestës: Përqendrohuni vetëm tek zgjedhjet! Kriza do zgjidhet me dialog, jo dhunë!

21 Qershor 2019, 20:09| Përditesimi: 21 Qershor 2019, 20:22

  • Share

Ende pa nisur protesta e nëntë e opzoitë kundër qeverisë, Presidenti Ilir Meta bën thirrje për një tubim paqësor duke i bërë thirrje protestuesve të përqëndrohen vetëm në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kreu i shtetit thotë se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut.

"Presidenti i Republikës Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim", thuhet në deklaratën e shpërndarë para nisjes së protestës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • CaBone: 22/06/2019 11:48

    Ky u bo president kastile per ket dit. Nje gje i shterngoj doren Edi Rames qe super i zgjuar dhe i ka kopsitur kta palo politikan me koh, ai eshte gjithmon 1000 hapa para ktyre largpamsave 10cm se aq horizont kan. Sinqeriaht mendoj se Z. Rama me verte don te krijoj shtet e emer tani se per lek dihet qe svuan. Dhe bota ka akoma njerez qe jan te ngopshem se jan rritur me dashuri e kultur. Un qeverisjen e Rames e quaj 2 vjecare sepse mandatin e par me LSI e perdori vetem per pik. Uroj qe mos te jem gabim dhe uroj ati vendi dhe populli gjith te mirat ne bot dhe sa me shpejt te kthehemi atje ku kemi lindur. ✌️✌️✌️

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/06/2019 11:06

    Po është e kjart se lili i organizoi këmb e kok të gjitha këto trazira së bashku me salehun e qmendur ...!!!

    Përgjigju
  • tirana: 22/06/2019 09:33

    Presidenca harxhon paret kote, fare kote! Te zevendesohet me nje keshill te 4-5 ambasadoreve!! RRegullohen te gjitha hallet! Se na çau menderen kjo fytyra e Metes! Ik Meta!!

    Përgjigju
  • Kometa 001: 21/06/2019 22:14

    Donte te bente burrin e mire. Ben thirrje qe te mos kete dhune, kur dihej qe nuk do kishte, pasi do tredheshin perfundimisht nga amerikanet. Perpjekje e IM per te permiresuar imazhin e tij, i cili eshte afer kuotes zero. Ne cdo gje qe thote e ben, eshte hipokrit e fallc.

    Përgjigju
  • lexusi: 21/06/2019 21:36

    E NXORI KOKEN PRONARI I PROTESTAVE , LULI QENKA THJESHT YZMEQAR .

    Përgjigju
  • tani: 21/06/2019 21:15

    TE BEHEN ZGJEDHJET,PASTAJ TE DIALOGOJNE.RREGULLI NUMER NJE I KUSHTETUTES.NE TE KUNDERTEN DHEM PER DHEMB PER RUAJTJEN E LIGJEVE E KUSHTETUTES.ASNJE LESHIM OPOZITES.

    Përgjigju
  • Ca bone: 21/06/2019 20:38

    Kur u bone dhe ti president ca te presim mo nuk e dime

    Përgjigju
  • tini: 21/06/2019 20:27

    ILIR Meta e bete ate qe doje por shteti eshte me i forte se antiligji.Shkarkimi juaj tani ,duhet te behet, se i vure benzin zjarrit me cdekretimin e dekretit po tendin.Bravo e mbylle karieren politike si i deshtuar

    Përgjigju
  • Kuli: 21/06/2019 20:17

    Futi nje dekret tjeter sot

    Përgjigju
    • Dada: 21/06/2019 20:20

      Dekreti tjeter fallxhorja me genjevi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?