TIRANË- Tre punonjës policie kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku militantët qëlluan edhe me kapsolle. Tre efektivët janë shtruar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Një efektive pësoi dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe dorë. Tre policët u vizituan në spital nga drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi dhe Zëvendësdrejtori i Rendit
“Sot në mbrëmje, gjatë protestës së thirrur dhe organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, e mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë, të vendosur me shërbim para selisë së Kryeministrisë, janë lënduar tre punonjës të Policisë së Shtetit.
Një efektive pësoi dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe dorë. Punonjësit e Policisë janë shoqëruar menjëherë për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital dhe ndodhen nën kujdesin e specializuar të mjekëve”, njofton policia.
Ndërkohë, Policia e Tiranës njofton se po mblidhen të gjitha të provat dhe pamjet filmike për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan efektivët.
“Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shtetit po grumbullojnë të gjitha provat dhe pamjet filmike, për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan punonjësit e Policisë, të planëzuar sipas planit të masave për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës.
Drejtori i DVP Tiranë, Drejtues Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar punonjësit e lënduar në ambientet e spitalit, duke u siguruar që ata të marrin çdo ndihmë të nevojshme, në bashkëpunim me stafin mjekësor”, njofton policia.